BREAKING NEWS

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në
x
BREAKING NEWS

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga
x

Politike

Dashamir Shehi akuza krerëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”: Opozita nuk është vetëm e Metës dhe e Saliut, Berisha nuk i qëndroi linjës tonë

Dashamir Shehi akuza krerëve të koalicionit “Bashkë

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka sqaruar arsyet se përse në zgjedhjet vendore të 14 majit, do të dalë më vete dhe vetëm me kandidatë për këshillat Bashkiakë. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive dje, zoti Shehi u shpreh se tashmë është momenti që brenda kampit opozitar të jetë një opozitë me ide ndryshe, ndërsa shtoi se koalicioni Ë-Meta nuk përfaqëson të gjithë opozitën dhe se ata nuk janë ndryshimi, pasi janë figura që kanë qenë gjithnjë në politikë. “Gjykojmë se ka ardhur dita që brenda kampit opozitar të jetë një opozitë me ide ndryshe, nuk mund të shkojmë bllok, aksi Berisha-Meta, nuk e përfaqëson të gjithë opozitën. Ne nuk i identifikojmë sikur këto janë alternativa. Parulla jonë politike është që nuk mjafton rrotacioni, por duhet ndryshim. Këta edhe nëse vijnë nuk janë ndryshimi, por rrotacion, sepse aty kanë qenë. Gjykojmë që kemi shumë diferenca për të qenë në të nijetin tren. Gjykojmë që ka ardhur dita që të ketë diversitet brenda kampit opozitar. Kemi qenë në krah, kemi qenë edhe kundër, hyj dhe dal më vete dhe këtu nuk ka asgjë të re. Vijnë zgjedhjet, ato janë ato që kulmojnë demokracinë, ku bashkohen dhe përçahen. Ne mendojmë se duhet të hapim një derë të re brenda kampit opozitar”, deklaroi ai. Ndërkohë për vendimin për të dalë më vete, Shehi theksoi se kjo ka ndodhur për një sërë arsyesh. Mes të tyre ai tha se Berisha nuk i qëndroi linjës që ai kishte kërkuar, për të dalë me kandidatë të përbashkët. “Kemi fol me të gjithë për këtë vendim. Kemi diferenca ndaj kemi hyrë në zgjedhje. Ndërkohë na bashkon një kandidat i vetëm, këtë kemi kërkuar. Ne donim që të ishte një. Ne na bashkon me pjesën  tjetër të opozitës, kandidati unik dhe lufta kundër Ramës. Për këto të dyja jemi dakord dhe uroj të jetë formula më e mirë për të përcaktuar një trajektore brenda opozitës. Me Berishën kemi gjykuar, që fatkeqësisht nuk i qëndroi kësaj linje, që kemi nevojë për të dalë përtej PD. Të gjejmë një formulë që të bashkojë opozitën përqark një kandidati të vetëm. Por nëse e vendosni ju, atëherë me ke përzënë, kështu që u zvogëlua numri i përzgjedhjes, u bë me Primaren që ndihmonte pjesën e Foltores për të rigjeneruar vetveten. Berisha nuk e pranoi këtë punë se prishte skemën e Primareve”, nënvizoi Shehi.