Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dashamir Shehi: Basha duhet të hapë partinë, Berisha bashkëfajtor për rrënimin e PD

Postuar: 24/09/2017 - 08:50

Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka reaguar kundrejt kreut të Partisë Demokratike në lidhje me një deklaratë të bërë prej Bashës. Ndonëse është aleat i koalicionit opozitar Shehi nuk i ka kursyer kritikat ndaj kreut demokrat, ku sipas tij Basha duhet të bëj kujdes me ato çfarë deklaron. “Do t’i jepja një këshillë të vogël, e dëgjova (Bashën) këtë historinë fatale se “sa jam unë s’ka fraksion”. Gjithnjë kështu thuhet. Por a e di çfarë do të thotë kjo? Që këtu drejtoj unë dhe s’ka tjetër. Këtu ka fjalë më të mira sesa fraksioni. Nuk ka nevojë për fraksion, por për korrente brenda PD ka nevojë. Ky do të ishte revolucioni demokratik i zotit Basha, që të hapte partinë ndaj korrenteve, ndaj njerëzve që gjykojnë ndryshe. Të jesh me një parti dhe të jesh kryetar nuk është meritë. Por të jesh në një parti dhe të kesh mendim ndryshe nga kryetarët, kjo është zotësi e kryetarëve europianë modernë. Askush s’po e bën këtë. Zoti Basha e ka për detyrë që të hapin partinë, që edhe këta kundërshtarë të kenë vend aty, të kenë rrymë. Dhe koha tregon nëse ‘është i madh lumi jot, apo rrëkeja e tyre’. Duhet të pranojmë edhe korrentet e reja në këtë situatë”, u shpreh Shehi. Por kreu i LZHK nuk u ndal me kaq pasi ai përveç Bashës adresoi kritika edhe për ish-liderin demokrat Berisha. Sipas Shehit Berisha i ka të drejta komentet për listat por nuk mund të shpëtojë nga përgjegjësia pasi ka bashkëqeverisur me Bashën gjatë këtyre katër viteve si dhe nuk akuzoi Bashën se po përdor të njëjtat metoda si ish-kreu demokrat Berisha. “Zoti Berisha i ka të drejta komentet për listat. Por është në moment të vonuar. Berisha nuk mund të dali asaj përgjegjësie, sepse ka ‘bashkëqeverisur’ me Bashën për këto 4 vite. Ai duhet t’i hapte këto debate dhe të bëhej pjesë e këtij debati. E quaj konsenguencë të një morali të gabuar që kryetari merr dhe vendos çdo gjë. Këtë gjë e bëri edhe Berisha, por ai kishte qëndruar në pushtet më gjatë. Basha ka përdorur të njëjtin model, por pa pasur armët e Berishës dhe ka krijuar kontradiksion. Kur erdhën europianët që të hynim në zgjedhje, miqtë tanë të vjetër na ofruan një marrëveshje më të mirë sesa ajo e Bashës me Ramën. I ramë me shkelm marrëveshjes me ndërkombëtarët dhe humbëm zgjedhjet me marrëveshjen me Ramën”, tha Shehi.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 00:00

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka postuar pak më parë një foto të vetën buzë detit.

Postuar: 20/04/2019 - 23:58

Sot Rudina Hajdari krijoi partinë e re 'Bindja Demokratike' ndërsa të martën do ta regjis

Postuar: 20/04/2019 - 23:56

Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Kjo javë” tha se beson se 5 ose 6 kandi

Postuar: 20/04/2019 - 22:52

Eksponentja e djathtë, Enkelejda Veliu, e cila ka mbajtur pozicionin e anëtares së Kryesisë së Pa

Postuar: 20/04/2019 - 21:51

I ftuar në studion e lajmeve të “OraNews”, Eno Bozdo, anëtar i kryesisë së PD theksoi

Postuar: 20/04/2019 - 21:40

Prej mëngjesit të sotëm mediat kanë raportuar se deputetja Rudina Hajdari ka vendosur të krijojë

Postuar: 20/04/2019 - 20:32

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu nga protesta e Unazës së Re ka komentuar deklaratën e bërë so