Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dashamir Shehi: Lëvizja e Kosovës po zhvendoset në Tiranë, qeveria po provokon kryengritjen e të rinjve

 Dashamir Shehi: Lëvizja e Kosovës po zhvendoset në Tiranë, qeveria po provokon kryengritjen e të rinjve

Postuar: 04/11/2015 - 07:51

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka komentuar sulmin me vezë të studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale ndaj kryeministrit, Edi Rama. Dashamir Shehi u shpreh se Lëvizja e Kosovës po zhvendoset në Tiranë, pasi qeveria po provokon kryengritjet e të rinjve. Kreu i LZHK tha se sulmi me vezë nuk është një veprim për t’u përgëzuar, por, siç duket, të rinjtë janë gjendur përballë një situate ku zëri i tyre nuk është dëgjuar, duke bërë që ata të ndërmarrin një hap të tillë. “Unë mendoj se zëri i të rinjve, problemet e tyre duhet të dëgjohen, pasi ata janë e ardhmja e kombit. Nuk më pëlqen si veprim sulmi me vezë, por kjo tregon se të rinjtë kanë provuar çdo mënyrë tjetër komunikimi, derisa arritën në një veprim të tillë. Siç duket, Lëvizja e Kosovës po zhvendoset në Tiranë. Qeveria duhet të tregohet e kujdesshme, pasi pro provokon tensione”, u shpreh Shehi. Gjykimin e saj për situatën aspak të qetë që ka prodhuar ligji për arsimin e lartë te studentët, e ka dhënë edhe kryetarja e Grupit për të Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri. Zonja Ballauri vlerësoi ngritjen e studentëve dhe revoltën e tyre ndaj ligjit për arsimin e lartë, duke theksuar se më në fund është zgjuar qytetaria. Ballauri shprehu besimin se të tjera revolta qytetare do të ketë ndaj qeverisë dhe ndaj çdo veprimi të padrejtë që do të ndërmerret prej saj. “Duhet të pranojmë se qytetaria në vendin tonë ka qenë 0. Duke e analizuar në një kohë afatgjatë, ne do të mendojmë se vështirë të ketë revolta të tjera qytetare ndaj çdo padrejtësie. Më në fund, studentët kuptuan se prej dy vjetësh për ta asnjë nuk e kthehu kokën mbrapa, por mjaftoi një vezë që të gjithë të kthenin kokën dhe të dëgjojnë atë çka po kërkojnë studentët. Mendoj se në ditët në vijim do të ketë një ndërgjegjësim akoma edhe më të madh qytetar. Do ketë ndërgjegjësim nga ata qytetarë të vërtetë dhe jo nga ata që janë të imponuar apo militantë të një klasë politike; do të zgjohet qytetaria e vërtetë. Qytetarët nuk janë ngritur edhe më parë ndaj padrejtësive, pasi gjithmonë ka ekzistuar ai mendimi se nuk ka shpresë. Unë vlerësoj se ajo që bën studentët ishte një sinjal se gjithmonë do të ketë një reagim real të qytetarëve”, u shpreh Ballauri.
 
Partia Demokratike
 
Deputeti demokrat, njëherësh anëtar i Komisionit për Median dhe Edukimin, Luçiano Boçi, i cili ka qenë një prej zërave që ka mbështetur studentët në betejën e tyre kundër ligjit për arsimin e lartë, ka komentuar sulmin me vezë ndaj kreut të qeverisë. Deputeti Boçi tha se sulmi ndaj kryeministrit konfirmon pakënaqësinë e tyre në lidhje me efektet që sjell ligji për arsimin e lartë. “Sulmi që iu bë kryeministrit është shenjë ekstreme e pakënaqësisë së studentëve në lidhje me një aspekt të veprimit të qeverisë, që ka të bëjë me efektet që do ketë ligji për arsimin e lartë. Efektet e ashpra bien mbi studentët, pasi dihet që ligji stimulon rritjen e tarifave në tërësi dhe nuk siguron atë që ai pretendon, diplomë cilësore dhe diplomë me destinacion tregun punës. Ligji përjashton studentët, përderisa përqindja e vendimmarrjes është e ulët, nga 15-10 dhe i vendos ata në pozitë të disfavorshme. Kjo pasi në efektet e ligjit që për arsimin e lartë në universitetin publik shuhet si i tillë dhe shndërrohet në një ndërmarrje tregtare, e cila ka klient parësor studentin dhe xhepat e familjeve të tyre”, u shpreh Boçi.  Eneida Jaçaj
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi. 17 vetë, në një zyrë 2 me 3, marrin rrogën. Sot ke 57 punonjës social. Për personin nuk kam asnjë koment.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr

Postuar: 21/05/2019 - 22:35

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët h

Postuar: 21/05/2019 - 22:30

 Sot u zhvillua Komiteti Vjetori Monitorimit të Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA), në