BREAKING NEWS

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja kontrollon makinat luksoze dhe ato me targa të huaja/ Çfarë ka ndodhur?

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja
x
BREAKING NEWS

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen dëshmia tronditëse nga SHBA, biznesmeni i njohur shqiptar rrëfen si e shpëtoi Arben Kraja

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e njerëzish ku dëmtohen interesat e SHBA, ai dhe Berisha i kanë sytë nga Ukraina, synojnë azil në Rusi

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e
x
BREAKING NEWS

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike, FBI-CIA-DASH bashkëpunim me Thesarin për aferat e emrave në listën e zezë, ja raporti

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike,
x
BREAKING NEWS

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet vendore, nuk ankimoi në Gjykatën Kushtetuese paligjshmërinë e 30 qershorit

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet
x
BREAKING NEWS

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi të butë në Tiranë, procedurat si veprohet

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi
x
BREAKING NEWS

“Ai ka video të ngjarjeve kriminale”/ Klodiana Lala nxjerr informacionet ‘bombë’ dhe zbulon kush e ka takuar: Më erdhi me 3 makina të blinduara! Ja ku i ruan pamjet!

“Ai ka video të ngjarjeve kriminale”/ Klodiana Lala nxjerr
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha nxjerr foton ekskluzive për ngjarjen e bujshme kriminale dhe plas deklaratën e fortë: Në tavolinë me Ergys Dashin ishte edhe...

Artan Hoxha nxjerr foton ekskluzive për ngjarjen e bujshme kriminale dhe
x

Politike

Data 18 makthi i Sali Berishës dhe Ilir Metës, lufta nga Kuvendi i PD deri te gjyqi për shkarkimin e presidentit

Data 18 makthi i Sali Berishës dhe Ilir Metës, lufta nga Kuvendi i PD

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha rrezikojnë që brenda një muaji të dalin tërësisht jashtë loje nga jeta politike shqiptare. Të dy duket se janë bërë bashkë për të larguar Lulzim Bashën nga kreu i PD dhe më pas PD e LSI të bashkohen kundër qeverisë, por mot i keq duket në horizont si për presidentin ashtu dhe për ish-kryeministrit. Numri i pafat për ta duket se është numri 18. Si për koicidencë, më 18 dhjetor Lulzim Basha do të mbledhë Kuvendin e PD dhe aty pritet që Berisha të përjashtohet nga partia. Me këtë lëvizje, çdo tentativë e mëpasshme e tij është nul pasi nuk do jetë anëtar i PD. Por fiks një muaj më pas dhe në 18 janar, mblidhet Gjykata Kushtetuese dhe vendos për shkarkimin e presidentit. Meta duket se i trembet shkarkimit dhe ka nisur luftën, por duket se në prapaskenë po punojnë dhe amerikanët, si për presidentin ashtu dhe për ish-kryeministrin. Vetë Berisha dhe Basha në deklaratat e fundit kanë pranuar se kërkesa e SHBA nuk ishte vetëm përjashtimi i ish-kryeministrit nga grupi, por që ai të mos shkelë më në Parlament dhe PD të distancohet totalisht prej tij. Kjo do të thotë se amerikanët mbështesin nismën e Bashës për ta përjashtuar Berishën nga partia dhe po ashtu po i japin garanci të fortë liderit demokrat që të mos tërhiqet nga kjo betejë. Nga ana tjetër kemi Kushtetuesen, e cila ka 7 anëtarë dhe disa emra janë nën ndikimin e presidentit. Por gazeta ka mësuar se amerikanët po luftojnë fort që kjo gjykatë të ketë së paku 8 anëtarë. KED ka miratuar deri tani 3 emra për 2 vende vakante dhe me shumë gjasë brenda muajit do bëhet emërimi i tyre. Nëse ndodh kjo, Vitore Tusha largohet dhe prishen balancat duke vështirësuar ndikimin e presidentit. Pra data 18 mund të sjellë një goditje të fortë për ta. Berisha mund të largohet nga PD pas 30 vitesh dhe Meta të shkarkohet duke dalë politikan i lirë pa asnjë lloj imuniteti.

Beteja e Metës dhe Berishës

Prej disa muajsh flitej në korridoret e politikës se Berisha kishte mbështetje nga presidenti, por ky i fundit doli tashmë hapur. Meta e ka sulmuar disa herë liderin demokrat, ndërkohë që mbështet tezat e ish-kryeministrit. Por pse janë bërë bashkë presidenti dhe ish-kryeministri? Berisha u shpall i padëshiruar nga amerikanët dhe frika më e madhe e tij është se mund të ketë surpriza nga drejtësia e re. Madje në foltoren e Laçit ai tregoi se i trembet një hetimi të mundshëm nga SPAK. Berisha u kujdes tu dërgonte mesazhe të koduara prokurorëve të SPAK. Nga ana tjetër nëse presidenti shkarkohet në janar, është akoma dhe më i rrezikuar. Amerikanët mund ta shpallin person të padëshiruar dhe nga ana tjetër ai nuk do ketë asnjë lloj imuniteti politik, pasi do jetë pa funksion. E vetmja gjë që mund të bëjë është të marrë drejtimin e LSI. Pra skenari që po ndjekin të dy politikanët është se synojnë që Basha të largohet nga PD dhe Berisha të marrë kreun e saj dhe të lidhë koalicion me LSI. Në këtë mënyrë të dy drejtojnë opozitën dhe qëllimi final është ta çojnë vendin në trazira për të rrëzuar qeverinë dhe marrë pushtetin. Ka dhe nga ana që thonë se Berisha ka projektuar Metën për kryeministër. Por “ëndrrat” e tyre varen nga data 18, e cila mund të kthehet në makth për Presidentin dhe ish-kryeministrin.

Më të lexuarat