
Kreu i Wagner ngre alarmin: Ukraina më e fuqishme se kurrë, po përgatitet për tre sulme “vdekjeprurëse” kundër Rusisë, ja plani i fshehtë për marrjen e Krimesë

Gjithçka kalon përmes Uashingtonit, SHBA shumë e fortë edhe për Xi Jinping, ja si do të prishen nga amerikanët planet sekrete të Rusisë dhe Kinës për një lufte të madhe

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin e minutës së fundit

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

DEA ngre stacion policie në Shqipëri, 22 agjentë në gatishmëri për të goditur krimin e organizuar dhe trafikun e drograve të forta, ja si po shmanget policia e korruptuar shqiptare nga megaoperacionet

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 2 Dhjetor 2022

Drejtësia e re po shkakton terror për pushtetarët e korruptuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosur për të çmontuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Ka shumë emra që po luftojnë nën rrogoz që kjo reformë të dështojë, por amerikanët duken të vendosur për të ndëshkuar të korruptuarit, të cilët janë aty edhe falë simbiozë që kanë me “bosët” e krimit të organizuar. Gazeta “SOT” ka mësuar se plot 22 agjentë të DEA-s amerikane kanëzbarkuar në Tiranë prej disa javësh, ndërsa ka ngritur një stacion policor me mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara tëAmerikës. Mësohet se përveç goditjes së krimit të organizuara, agjentët më të mirë amerikanë kanë si kryefjalë të punës së tyre goditjen e trafikut tëdograve të forta, kryesisht atyre që vijnë nga vendet e Amerikës Latine, siç ndodhi javën që shkoi në Frakull të Fierit, ku falë operacionit të DEA dhe SPAK, u bë e mundur sekuestrimi i plot 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro. Porositësi i kësaj ngarkese ishte vëllai i një ish-zyrtari të Partisë Socialiste, kështu që nisur edhe nga eksperiencat e kaluara, DEA zgjodhi të mos informonte policinë shqiptare, nga frika se mund të dekonspirohej operacioni. Kështu që agjentët e DEA mbajtën larg policët e korruptuar, që mund t’iu hidhnin në erë megaoperacionin dhe bashkëpunuan vetëm mes veti dhe me prokurorët e SPAK. Pra, këto lëvizje dhe kjo e vendosmëri e amerikanëve, tregon qartë se po ngushtohet laku për “kokat” e krimit të organizuar.
Përgjime
Por gazeta ka mësuar se do të ketë zhvillime të forta në ditët në vijim,ku pritet të ketë sërish operacionet të forta. DEA ka zbarkuar në Shqipëri me kohë të plotë. Është përfshirë tërësisht në ndihmën për drejtësinë e re shqiptare në përpjekje për të çuar përpara reformën në drejtësi dhe për të dërguar në burg “peshqit e mëdhenj” të krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit. Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se 22 ekspertë amerikanë të DEA që kanë ardhur në vendin tonë, kanë në “duar” përgjime përvëluese. Mësohet se në bisedat që ata disponojnë, janë kapur duke folur politikanë të lartë shqiptarë me anëtarë të fuqishëm të grupeve kriminale.
Priten zhvillime të forta
Për shkak të kompleksitetit dhe emergjencës që paraqet lufta antidrogës në Shqipëri, DEA amerikane u detyrua që të vijë vetë në Shqipëri. Ajo ka ardhur, por jo me duar bosh. Informacionet dhe përgjimet që ata disponojnë për pushtetarët e lartë shqiptarë të korruptuar po kalojnë tek SPAK. Kujtomë që pak javë më parë gjatë vizitës në SHBA, përfaqësuesit e SPAK kanë zhvilluar takim me përfaqësues të DEA. Në takim u fol për bashkëpunim më efektiv, shkëmbim eksperiencash të informacionit me qëllim rritjen e efektivitetit të goditjes së grupeve kriminale që trafikojnë substanca narkotike. SPAK është i vendosur që të garantojë ndëshkim ndaj kujtdo dhe ndaj çdo pasurie me prejardhje nga trafiqet e drogës!
DEA ka ardhur në Shqipëri për politikanët
Informacionet se DEA është instaluar në Shqipëri jo vetëm për grupet kriminale i ka zbuluar dhe gazetari investigativ Artan Hoxha. “Për fat të keq autoritete tona janë ende shumë larg për tu përballur me organizata të tilla kriminale. Autoritet tona kanë treguar pa aftësi për ti hetuar në territorin e Shqipërisë, e jo më për t’i hetuar dhe ndjekur në tre kontinente. Kjo gjë mund të arrihet me agjencitë e vendeve aleate dhe me shërbimet partnere. Shqipëria rezulton bazë operacionale e krimit të organizuar. DEA u bë si detyrim për të qenë këtu, sepse po ndiqte shumë operacione ndërkombëtare, ku shqiptarët kanë rënë në sy edhe andej. Serbët përshembull lëviznin me 200 kile jo me 2 ton. Kurse ne çonim 2 ton, se duhet të dalim në krye. Fakti që DEA u vendos këtu, i kishte shqetësuar ata atje. Thanë, çfarë duan ata, se ne vetëm familjet kemi?! Doni të mos sjellim as paratë? I çojnë në Dubai, që është parajsë fiskale dhe penale.DEA nuk ka ardhur për grupet kriminale vetëm, por edhe për lidhjet e tyre me politikën!”, është shprehur Hoxha pak kohë më parë. Nga ana tjetër edhe eksperti i kriminalistikës pak kohë më parë paralajmëroi se prezenca e DEA në Shqipëri ka shqetësuar shumë njerëz. Ai theksoi se DEA këtu është për koordinim informacioni dhe nuk duhet të presim “operacione të armatosura dhe efektivë me antiplumb në mes të Tiranës”.
Më të lexuarat


“I doli kundër ndërsa tani kërkojnë bashkim”/ Analisti Minxhozi zbërthen skenarët e PD dhe bën thirrjen urgjente me mesazhin e koduar Alibeajt

Cilën PD do votojnë shqiptarët? Alibeaj zbërthen skenarët dhe zyrtarizon kandidaturat e 14 majit nga selia e re

PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

Zbardhet sondazhi, 67.5%e qytetarëve nuk e duan Sali Berishën, Partia e Lirisë vijon të mbetet forca politike më e urryer e shqiptarëve

Flutura Açka akuza të forta në Kryesinë e PD: Kandidatët e primareve në kurth, nuk ka turp më të madh sesa të çosh vota te Meta

Rama sulmon BE dhe e akuzon se është treguar hipokrite me Shqipërinë, ja mesazhi i kryeministrit për Britaninë e Madhe

Brizida Gjikondi: Berishës nuk i intereson bashkimi, përçarje do të ketë edhe mes këshilltarëve bashkiakë

Kryeministri Rama: Rrjetet kriminale s'janë shqiptare, por ndërkombëtare, duhet të ketë sistem vizash që njerëzit të aplikojnë rregullisht

“Foltorja” kallëzon PS në SPAK për “Aktivistin”, prokuroria kërkon të jepet me postë, Bylykbashi: Ky është skandal më i rëndë se patronazhistët

Meta i bashkohet tryezës kundër dhunës ndaj grave në Shqipëri: Të bëjmë politika për parandalimin e saj
