Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Debat me tone të ashpra me Ramën? Flet Blerina Gjylameti

Postuar: 25/03/2019 - 19:50

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti  ka hedhur poshtë zërat se ka pasur një konflikt mes saj dhe Kryeministrit Edi Rama, pas mbajtjes së Kongresit.
 
"Po thua që kam debatuar ndonjëherë ashpër?! Unë diskutoj kur kam çështje që nuk kanë lidhje me atë që është puna e përditshme dhe i them, është pjesë e natyrës time të drejtpërdrejtë. Nuk kam pasur asnjë konflikt dhe nuk besoj se kam ndonjë konflikt. Unë jam në detyrë sikundër e shikoni dhe sot vij si kryetare e PS për Tiranën. Ajo çfarë për mua ka më tepër rëndësi që të flasim nuk është çështja se si unë individualisht ndërlidhem me njerëzit e tjerë në PS, por besoj shumë më tepër ka rëndësi se si funksionon ekipi i PS qoftë i Tiranës qoftë i Shqipërisë për atë çfarë qytetarët presin." tha Gjylameti për abcnews.
 
Pyetur nëse ka pasur apo jo edhe një komunikim verbal pak me tone të ngritura me Edi Ramën ajo tha se nuk ka ndodhur.
 
 "Asnjëherë! Thashë që nuk është çështje debati me tone. Kritika konstruktive dhe diskutime nuk thash që nuk ka. Nëse nuk do të kishim do të ishim në një sistem tjetër, jo në këtë që kemi," tha Gjylameti.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/06/2019 - 00:00

Kur jemi vetëm 4 ditë nga ‘vatra’ e nxehtë e 30 qershorit ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërmarrë një udhëtim jashtë Shqipërisë.

Postuar: 26/06/2019 - 23:56

I ftuar në emisionin "Arena" deputeti Lefter Maliqi tha se me datën 1 korrik PS dhe PD

Postuar: 26/06/2019 - 23:27

I ftuar në emisionin “Opinion”, ish politikani i njohur Neritan Ceka ka lëshuar mallk

Postuar: 26/06/2019 - 23:20

 Kreu i Aleancës Demokristiane Zef Bushati u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që në datë 3

Postuar: 26/06/2019 - 23:12

Në Shqipëri, Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale, strukturë e pavarur e Këshillit të Euro

Postuar: 26/06/2019 - 22:56

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për 30 qershorin.

Postuar: 26/06/2019 - 22:55

Ndërsa refuzoi publikisht një takim me Presidentin e vendit, Ilir Metën, kryeministri Rama thot