BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Debate në Kuvend për numrin e lopëve dhe të imtave, Braçe-Duka akuzojnë ministren Krifca se ka futur në krizë bujqësinë dhe blegtorinë

Debate në Kuvend për numrin e lopëve dhe të imtave,

Seanca dje në Kuvend është përfshirë nga debate të forta mes deputetëve për numrin e lopëve dhe të imtave. Një raport i INSTAT i publikuar nga deputeti socialist Erion Braçe, që tregonte se këtë vit në vendin tonë ka 65 mijë lopë më pak krahasuar me vitin 2018, është bërë shkak për një sërë replikash mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë një takimi dy ditë më parë, ku në fokus ishte bujqësia, kreu i qeverisë iu përgjigj Braçes me një pyetje ku kanë shkuar lopët, pasi 97% e qumështit që shqiptarët konsumojnë prodhohet në vend. Pyetjes ku kanë shkuar lopët, Braçe iu përgjigj dje nga Kuvendi, sipas të cilit po i thonë se ka numëruar gabim lopët e ka fryrë shifrat. Deputeti u shpreh se ekonomia është rritur me 5.97% e në këtë rritje bujqësia ka kontribuar vetëm me 0.01%. Këto shifra sipas Braçes tregojnë që ky sektor nuk përfiton asgjë. Sa i përket shifrave për uljen e numrit të lopëve, Braçe ka deklaruar se i është referuar raporteve të INSTAT, që qeveria për statistika të tjera e ngre në qiell. Ky raport u publikua nga Braçe, tre ditë më parë, në të cilin thuhej se krahasuar me vitin 2018 kemi 65 mijë lopë, 250 mijë dele dhe 100 mijë dhi më pak.“5.97% rritja ekonomike, një lajm i mirë. E dini sa ishte Bujqësia, 0.01% plus. Çfarë do thoni që i ka numëruar gabim Erioni, që nuk janë aq lopët se i ka numëruar ai gabim e i fryn ai? Është sektori më i gjerë i ekonomisë kombëtare që nuk përfiton asgjë. Turit iu poq shalqiri, 10 ditë duhej, duhet të dalë në treg sot dhe nesër. E dini se sa është çmimi? Për shalqi që prodhohet me farë, që konkurron në çdo treg të Europës, 10 lekë ishte dje. E dini me sa po shitet shalqini jashtë? E shiti pardje me 33 lekë”, tha Braçe.

Duka: Shifrat tregojnë regres sistematik të blegtorisë

Ndërkohë, edhe deputeti Agron Duka me anë të një postimi në “Facebook”, ngre alarmin se pas qytetarëve nga Shqipëria po largohen edhe lopët e dhitë. Duka shkruan se shifrat e fundit të INSTAT tregojnë një regres sistematik të blegtorisë në Shqipëri. Një rënie e rregull, nga viti 2017 e numrit të gjedhëve, deleve, dhive dhe brenda 5 vitesh.“Bashkë me njerëzit kanë ikur edhe lopët e dhitë. Gomerët nuk kanë pësuar rënie! Shifrat e fundit të INSTAT tregojnë një regres sistematik të blegtorisë në Shqipëri. Një rënie e rregull, nga viti 2017 e numrit të gjedhëve, deleve, dhive… dhe brenda 5 vitesh ne kemi: 71 mijë krerë lopë më pak. 291 mijë krerë dele më pak dhe 118 mijë krerë dhi më pak. Për pasojë një rënie sërish të rregull, vit pas viti, ka pësuar edhe prodhimi i qumështit. Rënia e interesit të fshatarëve për të mbarështuar blegtorinë dhe mungesa e fuqisë punëtore – janë shkaktarët e një regresi, që mesaduket do të vazhdojë. Bashkë me njerëzit, nga ky vend po ikin edhe lopët. Batutat e kryeministrit Rama dhe justifikimet se dikur numri është rritur në mënyrë artificiale, janë përpjekje qesharake, për të mbuluar realitetin”, tha ai.

Reagon Krifca

Ndërkohë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka folur në Kuvend për fermerët duke thënë se 5 muajt e parë të këtij viti kanë qenë të mirë për fermerët. Ndër të tjera thotë se nuk dëgjoi askënd të krenohej për raportin e INSTAT pasi është rritur prodhimi i perimeve dhe bimëve mjekësore.“Blegtoria mbulon mbi 97% të konsumit. Në lidhje me numrat e raportuar, për herë të parë inventarizimi fizik i numrit të krerëve në terren ka filluar të bëhet në fund të vitit 2019. Kemi rritje veterinerësh me mbi 360 veterinerë shtesë. Vëmë re rritje me 17% të krerëve në fermat blegtorale që kanë nga 10-50 krerë lopë. Kjo dukuri e blegtorisë ka të bëjë dhe me konkurrencën e brendshme për fuqi punëtore”, tha Krifca.

Më të lexuarat