BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po shpëtojnë politikanët nga burgu, Rama-Basha promovojnë vetëm besnikët, LSI parti familjare

Ndërkombëtarët japin alarmin: Lidhjet me gjyqësorin po
x

Politike

Debate në Parlament, Murrizi kundër anashkalimit të komisionit të reformës zgjedhore, Hajdari thirrje PS të vendosë cilin krah do të mbajë

Debate në Parlament, Murrizi kundër anashkalimit të komisionit

Seanca e djeshme parlamentare është shoqëruar me debate të forta sa i takon miratimit të draftit për reformën zgjedhore. Deputeti njëherësh edhe kreu i grupit demokrat, Myslim Murrizi ka shpërthyer ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi sa i takon draftit, duke hedhur akuza se pas këtij drafti fshihet një marrëveshje mes PS dhe PD. Murrizi bëri thirrje dje në Parlament që të ndalohet ajo që ai e cilëson si trafikim. Murrizi u shpreh se drafti i dorëzuar nga Damian Gjiknuri është një trafikim dhe nuk do të kalojë në seancë plenare. “Nga njoftimet tuaja mora vesh që në mënyrë të njëanshëm, pa u mbledhur komisioni i reformës zgjedhore, në mënyrë të fshehtë si në 17 maj, në 12 të natës, qenka dorëzuar në Komitet Qendror një draft i njëanshëm i pazarxhinjve i 21 prillit të 2008. Zoti Balla, nëse ju shkon në mend ty dhe Ramës, Bashës dhe Kryemadhit që u keni marrë paratë shqiptarëve, për të bërë një ligj në Kuvend me votat e pista, e keni gabim! Këtë gjellë qensh që është gatuar para 12 vitesh, do ua hedhin në sy shqiptarët. Deputetë sharlatanë dhe kryetarë bashkish që akuzojnë të tjerët që shiten e blihen, janë pjesë e kësaj loje. Ju garantoj se s’do të merrni asnjë votë këtej. Lërini lojërat e pista. Nënshtroheni vullnetin e 39 deputetëve. Nëse janë tërhequr për afera të pista korruptive, të kenë surrat që të thonë se nuk i qëndrojnë firmës. S’do t’ju pinë ujë paratë as juve, as sivëllezërve tuaj që enden ferrave apo bunkerëve. Ndalni votën e pistë. Shqiptarët kërkojnë zgjedhje. Sot është 2 korriku. 30 vite më parë revolta shqiptare prishi kangjellat e diktaturës. 30 vite me pas ju vazhdoni. Bijtë e atyre që sunduan Shqipërinë, kërkojnë që të marrin shqiptarët peng me votën e tyre. Ka ardhur koha që të hiqet dorë nga loja e pistës. Pisllëqet e atyre që ju akuzojë juve ditën dhe filtrojnë me ju natën, s’mund të jenë në këtë sallë”, tha Murrizi. Sakaq e ashpër ka qenë dhe deputetja Rudina Hajdari, njëherësh përfaqësuese e opozitës parlamentare në tryezën e reformës zgjedhore. Hajdari ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të pozicionohet në qëndrimet e tij. “Në sistemin me lista të mbyllura besojnë vetëm 10%. Partitë e vjetra nuk duan integrimin e Shqipërisë. Ne që jemi në këtë Kuvend kemi marrë përsipër që të përfaqësojmë shqiptarët që duan lista të hapura. Është një lajm i mirë që kjo gjë të ecë përpara. Ka ardhur koha që Partia Socialiste të zgjedhë anën e saj. A doni të jeni pjesë e 10% që duan lista të mbyllura, do rrini pas militantëve dhe do t’u shërbeni interesave të ngushta të atyre, apo do bëheni pjesë e shqiptarëve që duan lista të hapura? Nëpërmjet zgjedhjeve dhe listave të hapura, u tregojmë atyre që duam zhvillim në këtë vend dhe që Shqipëria t’u ngjajë vendeve europiane. Edi Rama, nëse ti zgjedh të jesh pjesë e pakicës, do të jesh i humbur, duhet të tregosh se je këtu për shumicën e shqiptarëve”, u shpreh Hajdari.

Më të lexuarat