Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Debate në Parlament për naftëtarët dhe informalitetin, opozita në sulm ndaj Bankers, ja përplasjet me ministren e Financave

Postuar: 10/10/2019 - 08:21

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi është përplasur ditën e djeshme me ministren e Financave, Anila Denaj gjatë seancës parlamentare. Murrizi kishte kërkuar një interpelancë me ministren sa i takon aksionit kundër informalitetit. Në deklaratën e tij, Murrizi u ndal tek problemet e naftëtarëve dhe Bankers Petrolium, duke lëshuar një sërë kritikash. “Në takimet që kam pasur para një jave, kam folur edhe këtu për një kompani gjigande që transporton miliona euro naftë, dhe që prej 15 vitesh nuk ka paguar asnjë lekë tatim fitimi në arkën e tatimpaguesve të Shqipërisë.Për këtë kompani keni nxjerrë një urdhër të kundraligjshëm duke i pezulluar një gjobë 100 milionë euro, pa zbatuar asnjë procedurë ligjore. Pra është një kompani Bankers Petrolium, që mbahet nën kujdes nga ana juaj dhe ata që kanë qenë para jush, duke ndërruar pronarët sa kanadezë dhe sa kinezë.Kur qytetarët shqiptarë arrestohen për një cigare që u gjendet kontrabandë, kjo kompani ka 100 milionë dollar akcizë pa paguar, ju i thoni administratës tatimore që të merrem me atë të qofteve se me të mëdhenjtë merreni ju! Do të doja të dija prej jush kolapsin që sjell favorizimi i këtyre kompanive, duke mos marrë parasysh as autoritetin e konkurrencës”, deklaroi Murrizi.

Replikat

Nga ana e saj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se ndryshe nga sa është akuzuar se i është falur gjoba, në fakt i është pezulluar. “Është një proces, e kemi shpjeguar arsyen e pezullimit. Nënkupton të marrësh referencë nga Avokatura e Shtetit e konsulent të një procesi, por nuk është falur gjoba”, tha Denaj. Më tej ajo u shpreh se qeveria tashmë ka shpallur dhe aplikacionin kundër informalitetit, që sipas saj bën që qytetarët të denoncojnë rastet abuzive. “Në faqen tonë të ueb-it ju mund të gjeni të gjithë arsyetimin ligjor pse ka një pezullim të përkohshëm të gjobës mbi kompaninë Bankers”, tha Denaj. Ministrja shtoi më tej se shifrat e investimeve të huaja janë optimiste, bazuar në të dhënat e 6-mujorit të parë të këtij viti.

“Kemi kompani në sektorin e hidrokarbureve si Shell, për të cilën jemi krenarë dhe jam e bindur që vitin që vjen rezultatet do t’i kemi të prekshme, jo vetëm për sa i përket sasisë së naftës të nxjerrë në vend, por edhe cilësisë së atij produkti që presim nga ky investim”, tha ajo.

Nga ana tjetër Murrizi përmendi në fjalën e tij edhe arrestimet e bëra, ku u arrestuan disa administrator biznesesh, ndërsa shtoi se sipas tij këto çështje nuk zgjidhen me fushata. Ne kemi parë disa arrestime të disa administratorëve të bizneseve, unë nuk besoj se kjo çështje zgjidhet me fushata, dhe me numërime shkeljesh. Pamë një show për arrestimin e 23 administratorëve të cilët u liruan brenda 48 orësh, ne nuk kemi të drejtë që të gjykojmë mbi vendimet e gjyqësorit, sa kohë që ata janë liruar ata kanë pasur të drejtë.Do të doja të dija nga ana juaj sa është numri i investitorëve të huaj që kanë ardhur në vendin tonë dhe atyre që janë larguar, janë call center me 9 të punësuar, apo janë kompani serioze që sjellin kapitale të mëdha. Çfarë përkujdesje ka kjo mazhorancë për investitorët e huaj që vijnë dhe operojnë në RSH”, u shpreh deputeti. 

Arbjona ÇIBUKU

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama ka nisur aksionin pas mos hapjes së negociatave me BE.

Postuar: 21/10/2019 - 23:52

Kreu i LZHK-së, Dashmair Shehi  tha se është i gatshëm për të hyrë në zgjedhje të parakohshm

Postuar: 21/10/2019 - 23:45

Deputeti socialist Taulant Balla tha se Partia Socialiste nuk mbron askënd, por vë drejtësinë të

Postuar: 21/10/2019 - 22:55

Deputeti socialist Taulant Balla u shpreh se Kodi i Ri Zgjedhor do të votohet deri në fund të kët

Postuar: 21/10/2019 - 22:33

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se opozita ia la të gjitha pushtetet Edi Ramë

Postuar: 21/10/2019 - 22:20

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi  tha se kryeministri Rama po synon që çdo pushtet ta ketë nën

Postuar: 21/10/2019 - 22:15

Gazeta prestigjioze amerikane Financial Times ka sulmuar në mënyre të ashpër vendimin e Këshillit