BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

Debate në Parlament, opozita braktis sallën si shenjë proteste për “zgjedhoren”: Hapni listat, jepuni fund pazareve

Debate në Parlament, opozita braktis sallën si shenjë proteste

Reforma zgjedhore vijon të jetë “mollë sherri” mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare, të cilat janë përplasur sërish dje me njëra-tjetrën. Dje Parlamenti u mblodh në seancë plenare, ndërkohë opozita parlamentare e ka bojkotuar për herë të dytë radhazi Kuvendin e Shqipërisë në shenjë proteste duke u larguar nga salla, me përjashtim të dy deputetëve Kostaq Papa dhe Fatjona Dhimitri që s’ju bashkuan vendimit, pas debatit për “zgjedhoren”. Kryetari i grupit demokrat, Myslim Murrizi shprehu bindjen se ai dhe kolegët e tij opozitarë nuk do të votojnë Kodin Zgjedhor pa u plotësuar kërkesat e tyre, ndërsa iu bëri thirrje kolegëve që të lënë sallën e Parlamentit. Sipas tij, bojkotoi është një provë që opozita është e bashkuar nuk do të votojë reformën zgjedhore pa hapur listat. “Ne kemi kërkuar lista të hapura kombëtare dhe votim 100% të rekomandimeve të OSBE-së, kemi kërkuar që të ketë prag zgjedhor që askush të mos hipë në kurriz të kurrkujt, kemi kërkuar që votat të numërohen jo nga militantë, se ju jeni tre subjekte, por 74 parti të tjera pse duhet të kenë besim te ju, tre hajdutë. Nëse ju si shumicë keni hapur ankand, ju jepni fjalën atyre që janë jashtë sallës dhe individëve të tjerë që takoni brenda apo jashtë sallës se do të bëni 84 vota, harrojeni. Ju keni 74 mandate, me trasta, presione, joshje të cilët kjo sallë i ka provuar, ju nuk do i bëni ato vota për të votuar një pazar të pistë që nuk është as më shumë e as më pak lënia në fuqi e kësaj paçavureje. Para faktit të kryer, vota e tyre do të dijë se kë të zgjedhë në 2021, hapni listat nëse doni konsensusin tonë. Ne do të bëjmë një provë që sot, unë të ftoj Balla ngri ofertën dhe merri 84 deputetë nga këtej, ftoj kolegët të dalim nga kjo seancë dhe Balla të vijojë merkaton”, deklaroi ai.

Murrizi: Jepuni fund pazareve

Më tej deputeti demokrat, Myslim Murrizi i konsideroi pazare marrëveshjet e arritura mes mazhorancës dhe qeverisë, sidomos atë të 5 qershorit për reformën zgjedhore. Në fjalën e tij në Parlament, Murrizi u shpreh i bindur se nuk do të votojë Kodin Zgjedhor, ndërsa akuzoi qeverinë se po tenton të blejë deputetë të opozitës parlamentare për të kaluar paktin e dakordësuar mes PS, PD dhe LSI. “Nuk ka pse ikën Taulanti, duhet të vijë këtu të diskutojë me 42 deputetët e opozitës. Ju 74 keni. Hajde filloni hapni ankandin, tenderin me xhake dhe trastë në dorë si ata të tjerët. Do merrni deputetë për të bërë një ligj që të ndalohet trafikimi i votës së trafikimit do të bëhet me vota të trafikuara në Parlament. Ku ka moral, ku ligj. Ju doni ta shisni te shqiptarët se po bëni një Kod Zgjedhor për të mos vjedhur votat, por t’i vidhni në Parlament. Ça keni bërë, opingat e Sheros keni bërë. OSBE ka thënë se militantët e partive vjedhin votat. Unë jam viktimë e dy mandateve të vjedhura. Pse një marrëveshje të sinqertë mes nesh doni ta quani pazar dhe 5 pazare të pista me ata i quani marrëveshje? Ky Parlament ka parë pazar të pistë në ‘91, ka bërë pazar nga halli në ‘97. Ka bërë pazar të pistë në prill 2008 dhe në 2017”, nënvizoi Murrizi. Ndërsa deputeti i opozitës së re, Halil Jakimi i bëri thirrje kryedemokratit Basha që të ulet me opozitën në Kuvend duke e njohur, për të votuar më pas reformën zgjedhore dhe listat e hapura. “Lulzim Basha duhet të ulet dhe të na njohë edhe ne, të na kërkojë ndihmë për të votuar sistemin me lista të hapura dhe jo të na akuzojë dhe shantazhojë. Se kur isha në parti isha djalë i mirë, dhe tani jam kthyer djalë i keq për atë. Për një produkt duhet të ulen të tre palët. Nuk është personale, kurrë mos u bëfsha deputet”, deklaroi Jakimi.