BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x
BREAKING NEWS

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të
x
BREAKING NEWS

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën
x

Politike

Debati për “Aktiv1sti”, PS: Aplikacioni i ‘certifikuar’ online, zero informacione sensitive kërkohen, kush ka nxjerrë të dhënat shkon para drejtësisë

Debati për “Aktiv1sti”, PS: Aplikacioni i

Partia Socialiste e ka seriozisht që të padisë penalisht të gjithë ata që kanë marrë të dhëna nga aplikacioni ‘Aktiv1sti’ dhe i kanë përdorur, disa për të targetuar persona të veçantë. Sekretari Digjital i PS, deputeti Etjen Xhafaj, i ftuar dje në një studio televizive theksoi dje se të dhënat mbrohen me ligj dhe ata që e kanë shkelur ligjin do të përgjigjen. “Personat përgjegjës do të çohen para ligjit. Ne jemi duke u marrë shumë seriozisht për denoncimin penal. Aplikacioni dhe të dhënat janë të përdoruesve. Përdorimi i të dhënave është i ndaluar me ligj. Të dhënat janë publike por nuk mund të merren dhe të ekspozohen njerëzit edhe nga bindjet.  Së pari një herë u krijua një listë e falsifikuar, me mbi 90 mijë emra, që ishte edhe Ilir Meta. Së dyti filluan të targetoheshin njerëz. Ekspozoheshin njerëzit e aplikacionit. Unë thashë që aty mund të ketë edhe kundërshtarë”, deklaroi ai. Duke shpjeguar pse u krijua aplikacioni Sekretari Digjital socialist theksoi se qëllimi është vetëm komunikimi i mesazhit politik të PS dhe promovimi i atyre që punojnë. “Ne kemi pasur gjithmonë, në çdo zgjedhje, një metodë të re për komunikim me qytetarët. Këtë herë ishte shumë e rëndësishme duke pasur parasysh që ne e kemi thënë se komunikimi me qytetarët është vendosur prioritetet.  Ky aplikacion është komunikimi dhe kemi përqendruar burimet. Një mënyrë e lehtë për t’u naviguar dhe për t’u kontrolluar komunikimi dhe qëndrimi politik e mesazhet e Partisë Socialiste.  Aplikacioni është akuzuar për gjithfarë gjërash. Përdorimi gjoja i administratës apo që aplikacioni monitoron Facebook-un është një histori e vjetër. Gjithnjë e kanë bërë.  Çfarë historie është kjo? Është prodhuar një histori false nga fillimi deri në fund. Një person që donte të bëhej i famshëm hodhi një gur dhe fatkeqësisht edhe opozita e mori. Asnjë e dhënë sensitive nuk kërkohet. Aplikacioni është i hapur për të gjithë, edhe për kundërshtarë”, deklaroi ai. Ndërkohë zoti Xhafaj theksoi se opozita me akuzat synon të krijojë “stuhi në gotë uji” dhe të bëjnë “gjithmonë një revolucion”.

 

Më të lexuarat