BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

Debati për modelin zgjedhor danez, Agron Duka: Mbështes idenë e ambasadores Kim, ndryshimi i sistemit kërkesë e kahershme e PAA

Debati për modelin zgjedhor danez, Agron Duka: Mbështes idenë e

Ndizet debati për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Edhe pse nuk ka një prononcim zyrtar nga ana e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në tryezën e reformës zgjedhore është hedhur si ide nga ambasadorja Yuri Kim futja e një sistemi zgjedhor sipas modelit danez. Por duket se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë më të tërhequra dhe indirekt janë shprehur se nuk e mbështesin një ndryshim sistemi gjatë kësaj kohe, madje janë shprehur se nuk janë njohur me një propozim të tillë. Ka qenë kryeministri Edi Rama që gjatë një studio televizive theksoi se nuk i ka shkuar një propozim i tillë, ndërsa bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri, i cili duke folur nga foltorja e Kuvendit të enjte, tha se ndryshimi i sistemi do të sjellë edhe ndryshim të Kushtetutës dhe se vendi nuk është i përgatitur për këtë. Megjithatë, në media doli dy ditë më parë emali që ambasadorja amerikane, ka bërë një sugjerim për t’u marrë në konsideratë nga Këshilli Politik i reformës zgjedhore sistemi elektoral danez.

Ky sugjerim i SHBA mbështet fuqishëm nga aleatët e PD, të cilët e pranojnë një sistem me lista të hapura, pasi ka qenë kërkesë e kahershme e tyre. Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetën “SOT” deklaroi dje se propozimi i zonjës Kim është tejet interesant, ndërsa theksoi se ky lloj sistemi është mbështetur prej kohësh nga PAA, pasi iu jep mundësi qytetarëve që të zgjedhin deputetin që duan.

“Po është e vërtetë që ambasadorja e SHBA ka propozuar një sistem të ri zgjedhor duke u bazuar te ai danez. Me sa di ky sistem ka 100 deputetë të dalë nga rajonet me lista të hapura dhe 40 në rang kombëtar. Pra sistem me lista të hapura me korrektim kombëtar. Nuk jam i sigurt për nga teknalitetet, por sido që të jetë unë jam plotësisht në përkrahje të këtij propozimi për dy arsye: E para ka qenë një kërkesë e kahershme e PAA për ndryshim sistemi, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin deputetin që preferojnë dhe e dyta fakti që ky propozim vjen nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë më shton besimin që ky sistem do të jetë shumë më mirë se ky aktuali. Më lejoni të them që jam skeptik për ndryshimin e sistemit, sepse ky aktuali prodhon regjim autoritar të cilin e ka fort për zemër Z.Rama”, deklaroi kreu i PAA, Agron Duka gjatë reagimit për gazetën “SOT”.