BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Politike

Dëbimi i diplomatit rus, Ngjela: Thyerja e masave anti-Covid pretekst, marrëdhëniet Shqipëri-Rusi do të acarohen më tepër

Dëbimi i diplomatit rus, Ngjela: Thyerja e masave anti-Covid pretekst,

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar dëbimin e diplomatit rus Alexey Krivosheev nga Shqipëria pak ditë më parë. Në një intervistë televizive ai u shpreh se largimi i tij për faktin se kishte shkelur masat ani-Covid është një pretekst. Ngjela vijoi më tej duke thënë se lidhur me këtë duhet të investigohet se kush ishte ky diplomat, ndërsa theksoi se diplomati duhet të jetë dikush më rëndësi. “Thyerja e masave anti-Covid është pretekst për dëbimin e diplomatit rus. Shkakun e vërtetë nuk e dimë. Marrëdhëniet Shqipëri-Rusi do të acarohen. Deri në çastet që ishte Trump president, marrëdhëniet e Rusisë me Ballkanin Perëndimor kishin marrë hov. Edhe korrupsioni shqiptar atje e kishte shpresën. Ne kemi një fakt se ata e kanë hequr për një çështje Covid, këto janë fakte të pakundërshtuara. Se kush është ky person, se dimë. Politika ruse ka qenë aktive, ka fakte që ka paguar edhe media. Kam fakte. Tani që kanë dhënë emrin, do interesohem dhe të shoh se kush është ai. S’mund të jetë njeri i zakonshëm, duhet të jetë i rëndësishëm. Kuptohet se ka qenë njeri i rëndësishëm”, tha ai. Sipas Ngjelës, vendimi i Tiranës zyrtare, ishte i pritshëm pas ardhjes në pushtet të presidentit amerikan Jeo Biden. Ndër të tjera, Ngjela u shpreh se Rama shkoi në Turqi nga frika e Uashingtonit. Ndër të tjera, avokati theksoi se kryeministri Edi Rama është i kërcënuar nga reforma në drejtësi. “Pas ardhjes së presidentit Biden në Amerikë, këto reagime priteshin. Analiza që bëra unë provon këtë që them. Kush është ky njeri, se di! Duhet të dimë se nga vjen dhe ku ka qenë me shërbim. Rusia ka bërë një test të Ramës, që do vejë tek Erdogan apo tek kompania?! E ka provokuar. Rama nuk ka kurajën që t’i thotë po. Ka ndodhur ndryshim në politikën amerikane. Këto vijnë si pasojë e kësaj. Ky yni nuk do të dalë kundër Uashingtonit. Politika ruse ishte prezentë se u dobësua politika amerikane. E tashmë mbaroi loja. Rama e kupton kaq gjë. Në Turqi Ramën e ka çuar frika e Uashingtonit. Rama bën politikë se është i kërcënuar. Rama kërcënohet nga reforma në drejtësi”, theksoi avokati.