BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Politike

Dëbimi i shtetasit turk, studiuesi amerikan: Është shkelje e të drejtave të njeriut, procesi i integrimit i ngadaltë dhe i papranueshëm

Dëbimi i shtetasit turk, studiuesi amerikan: Është shkelje e

Dëbimi i shtetasit turk Harun Çelik u komentua në mënyra të ndryshme nga shumë komponentë ndërkombëtarë. Ditën e djeshme reagoi një studiues amerikan, Alon Ben-Meir, i cili u shpreh se kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut, duke shtuar se Shqipëria po shkel një nga të drejtat themelore të BE. Në një intervistë për “Zëri i Amerikës”, ai deklaroi se kjo që ndodhi në Shqipëri është një veprim për të ardhur keq.

“Mendoj se është për të ardhur keq që kjo po ndodh në Shqipëri. Në parim, të dëbosh dikë që po kërkon azil, është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Këta njerëz po ikin nga Turqia, sepse po përballen me një persekutim të ashpër në vendin e tyre, kështu që po përpiqen për një jetë të re diku tjetër dhe kur ekstradohen kjo shkakton stres të jashtëzakonshëm, dhimbje, agoni tek familjet, të tjerë dhe të mos përmendim faktin që Shqipëria do që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe në këtë rast kemi një vend që po shkel një nga parimet më bazë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe kjo nuk është gjë e mirë për Shqipërinë”, tha studiuesi amerikan.

Alon Ben-Meir komentoi më tej edhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Sipas tij, procesi i vendimmarrjes është i ngadaltë dhe i papranueshëm. “Është një gjë të kesh dëshirë të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian dhe tjetër gjë të shkelësh të drejtat e njeriut. Por për sa i takon këtij vendimi, BE-ja po gabon. Procesi i integrimit është shumë i gjatë, po flasim për mbi 30 kapituj për t’u negociuar. Do të duhen vite të arrihet në atë pikë. Pa dyshim që BE-ja ka probleme të brendshme, si për shembull Brexit. Procesi i vendimmarrjes së BE-së, është jashtëzakonisht i ngadaltë dhe i papranueshëm. (Presidenti francez Emmanuel) Macron për shembull, po thotë: “Le të rregullojmë punët tona më parë”. Dhe përgjigjia ime është “në rregull, këto reforma brenda institucioneve janë të nevojshme, por ndërkohë mund të fillojë procesi për këto vende që duan aq shumë të anëtarësohen”. Ky proces do të dojë vite të tëra përpara se ata të integrohen në BE. Dhe ky është gabimi, që nuk e fillojnë procesin që do t’u jepte shpresën që një ditë do të anëtarësohen vendeve si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut”, tha ai.