BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x
BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x

Politike

Dëbohen qindra shqiptarë, Ministri Britanik i Emigracionit jep të dhënat e zbatimit të marrëveshjes, deputetët e Mbretërisë së Bashkuar gati të japin goditjen ekstreme kundër kërkimit të azilit nga të huajt

Dëbohen qindra shqiptarë, Ministri Britanik i Emigracionit jep të

Qeveria britanike po vazhdon procesin e riatdhesimit të refugjatëve shqiptarë që kanë mbërritur në mënyrë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar. Ministri i Emigracionit në Britaninë e Madhe, Robert Jenrick deklaroi në një intervistë për median e njohur britanike “Sky News” se qindra shqiptarë janë riatdhesuar brenda 6 muajve të fundit, që prej firmosjes së marrëveshjes mes dy vendeve tona për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar. Jenrick përgënjeshtroi veten duke u korrigjuar se nuk janë mijëra shqiptarë të riatdhesuar, por qindra. Në këtë kategori përfshihen persona që u është refuzuar kërkesa për azil, njerëz që kanë shkelur ligjet gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe dhe ata refugjatë që janë kthyer vullnetarisht, pa u detyruar nga autoritetet britanike. Jenrick pranoi se ka persona që janë larguar nga hotelet, edhe pse është prerë bileta për t’u kthyer në atdhe. Nga ana tjetër, shteti britanik duket se është i vendosur të ashpërsojë në ekstrem masat kundër emigracionit të paligjshëm. Sipas avokatit shqiptar Naim Hasani, ligjvënësit britanikë kanë përgatitur një projektligj për refuzimin pa afat të kërkesave për azil për çdo shtetas të huaj, qofshin emigrantë të ligjshëm ose refugjatë. Edhe pse kjo nismë është kundërshtuar ashpër nga shoqatat e drejtave të njeriut, parlamentarët britanikë janë të vendosur ta çojnë deri në fund këtë lëvizje, e cila do t’ia japë goditje të rëndë dhe emigracionit.
Jenrick: Shumë refugjatë që i kemi vendosur në hotele janë arratisur
“Qindra emigrantë janë kthyer në Shqipëri sipas një marrëveshje e standardit të artë me vendin e origjinës”, deklaroi ministri i emigracionit Robert Jenrick, krahasuar me më shumë se 12 mijë shqiptarë që kaluan Kanalin e La Manshit me varka të vogla vitin e kaluar, sipas shifrave zyrtare. Fillimisht Jenrick tha se mijëra emigrantë të paligjshëm po ktheheshin në Shqipëri, përpara se të qartësonte se qindra ishin kthyer që kur marëvëshja u firmos 6 muaj më parë. Duke folur për “Sky News”, ai tha se është ende herët për të dhënë konkluzione dhe se këto deklarime të rreme të minutës së fundit mbështesin depërtimet, por pranoi se shumë të tjerë janë për momentin në hotele ose janë arratisur. I pyetur nëse këto shifra përfshijnë kriminelë, më tepër se ata që kanë kaluar Kanalin, ai shtoi: “Janë qindra shqiptarë që kanë mbërritur dhe i kemi vendosur në këto fluturime”. Qeveria britanike bëri me dije në prill se mbi 1 mijë shqiptarë janë kthyer që nga firmosja e marrëveshjes në dhjetor. Këto shifra përfshijnë “aplikantët e refuzuar për azil, shtetas të huaj shkelës së ligjit dhe ata që janë kthyer vullnetarisht”. Jenrick e quajti marrëveshjen e standardit të artë se ka reduktuar ndjeshëm numrin e personave që futen ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Marrëveshja Rama-Sunak kundër emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve
Rishi Sunak dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama pranuan në dhjetor të zbatonin një bashkëpunim në 3 fusha, njëra prej tyre mbulonte luftën kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.  Marrëveshja përfshin ngritjen e një njësie të bashkuar “task force” për të menaxhuar emigracionin e paligjshëm të qytetarëve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar.  Kryeministri britanik Rishi Sunak e ka një ndër 5 prioritet kryesore të qeverisjes ndalimit e emigracionit të paligjshëm. Ministri Jenrick ka thënë më herët se shqiptarët duhet të përjashtohen nga e drejta e kërkimit të azilit.
Avokati Hasani: Britania do miratojë një ligj kundër azilkërkimit
Në një lidhje direkte me “Euronews Albania”, avokati shqiptar që ushtron aktivitetin e tij në Britaninë e Madhe në fushën e emigrimit, azilit, kombësi dhe ligjit publik, Naim Hasani dha lajmin se përfaqësuesit e pushtetit legjislativ në Mbretërinë e Bashkuar kanë gjetur gjuhën për të miratuar një nismë të ashpër ligjore kundër emigrimit të paligjshëm dhe të drejtës së kërkimit të azilit; refuzim i plotë i përhershëm i të drejtës së kërkimit të azilit. Ai shtoi se ky projekt do të votohet në të dy dhomat e parlamentit, Dhomën e Lordëve dhe Dhomën e Deputetëve. Megjithëse është dënuar ashpër nga organizatat ndërkombëtare si nismë kundër të drejtave të njeriut, Hasani pranoi se gjasat janë që ky draft të marrë fuqi ligjore me shumicë votash. “Dallimi i situatës, është se qeveria ka në parlament një projektligj, i cili do të ndalojë në mënyrë të përhershme çdo kërkesë për azil nga çdo kombësi përfshirë këtu edhe shqiptarët. Propozimi i projektligjit i cili është për momentin në Dhomën e Lordëve do kalojë në Dhomën e Deputetëve dhe nëse ky miratohet pa dyshim do jetë një nga ligjet më të rrepta në historinë e emigracionit në Britani dhe nuk do të shqyrtohet asnjë kërkesë për azil nga çdo kombësi përfshirë këtu edhe qytetarët shqiptarë. Kjo ka hasur me një kundërshtim të fortë të organizatave të të drejtave të njeriut dhe në këshillat e Europës, pasi projektligji është në kundërshtim të plotë me konventën e të drejtave të njeriut. Megjithatë ky projektligj parashikohet të miratohet dhe të bëhet ligj në Britani”, tha avokati Naim Hasani.

Më të lexuarat