
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Deklarata e Albin Kurtit për një marrëveshje finale në Bruksel alarmon Beogradin, Petkoviç zbulon se Kosova po përgatit një luftë të madhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Elmas Bogdani 1 Dhjetor 2022

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës nuk janë ulur pas marrëveshjes në Bruksel për targat, por vazhdojnë të thellohen. Ka akuza të forta nga të dyja palët. Ditën e djeshme, drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në seancën e Kuvendit dje tha se dialogu me Serbinë s’është prioritet i tij. Ai vlerësoi se prioriteti i Kurtit është të shkaktojë tensione dhe kriza në të gjithë rajonin. “I vetmi rast kur Albin Kurti ka të drejtë është kur thotë se dialogu nuk është prioriteti i tij i parë dhe as i dytë, sepse prioriteti i tij është të shkaktojë tensione, kriza dhe përshkallëzim të situatës, jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në zonën e të gjithë Ballkanit Perëndimor”.
Serbia paralajmëron trazira
“Është e qartë për të gjithë botën se në vend të bisedimeve për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Kurti dëshiron konflikte dhe trazira, sepse kjo është politika e tij e vetme”, shtoi ai. Gjithashtu, sipas tij, prioritet i kreu të ekzekutivit është shkelja e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. “Ky është padyshim prioriteti i tij i parë, ndërsa lartë në listën e prioriteteve të tij është keqtrajtimi dhe heqja e të drejtave të serbëve, heqja e të drejtave të tyre elementare njerëzore dhe qytetare, si dhe shkelja brutale e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel”. Rreth akuzave të opozitës se fokusi kryesor i Kurtit është vetëm në dialog, shefi i qeverisë ka mohuar një gjë të tillë. Ai ka thënë se fokusi i tij është edhe në fusha të tjera. “Së pari sa i përket vëllimit kohor që bëjë dialogu nuk është prioritet numër një as prioriteti numër dy njësoj siç e kam thënë para një viti. Pra, nëse shikoni se sa orë të punës si kryeministër merrem me dialog nuk është 3 të parat prioritet dhe për këtë gjë është e vërtetë që e kam edhe një zëvendës, pra nuk ka ndryshuar”. Ai më tej ka thënë se nuk mund të paragjykohet vetëm nga ato që paraqiten në media. “Vëllimi kohor dhe përkushtimi im nuk është ajo çka shihet do e mos në lajmet televizive, atje mund të duket që vazhdimisht është dialogu, por në punën time të përditshme nuk është ashtu”.
Reagimi i Kurtit që alarmoi serbët
Deklaratat e serbëve kanë ardhur pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti komentoi dje takimin në Bruksel. Ai tha në Kuvend se atje ka përsëritur se ai është kryeministër i Kosovës dhe ka shkuar për marrëveshje finale. “Unë ua përsërita çfarë kam thënë me 18 gusht se nuk jam as polic, as komandant stacioni, as zyrtar dogane, as shef kadastre. Jam kryeministër i Republikës së Kosovës dhe kam ardhur për marrëveshjen finale. E ata e dinin se unë kam të drejtë sepse takimi i 18 gushtit më ka dhënë të drejtë, pika e parë është korniza e përgjithshme e marrëveshjes, pika e dytë janë marrëveshjet aktuale”, tha Kurti. Ai u shpreh se Kosova gjithmonë e ka vënë theksin tek propozimi i Bashkimi Evropian për marrëveshje. “Ne gjithmonë e kemi vënë theksin tek propozimi i Bashkimi Evropian për marrëveshje, për dialog për marrëveshje, jo dialog për proces apo dialog për të zgjidhur një problem të vogël. Ne ishim dakord qe të pezullonim vendimet me tejshme që kishin të bënin me gjobat nëse Serbia do të pezullonte lëshimin e targave, pra fokusim me urgjencë dhe me një afat të caktuar në propozimin franko-gjerman”, tha më tej Kurti. Ai shtoi se takimi nuk ishte i suksesshëm sepse nga fokusi për propozimin franko-gjerman u kalua vetëm tek veprimet për tagrat ilegale RKS. Kujtojmë se javën e kaluar javën e kaluar u arrit një dakordim për çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas kësaj marrëveshje, Serbia do ndalojë lëshimin e targave për qytetet e Kosovës, derisa Kosova do ndërpresë veprimet në lidhje me riregjistrim të automjeteve.
Më të lexuarat


"Me këmishën që ke hapur nuk na tremb"/ 'Plas' keq mes Ramës dhe Andi Bushatit, analisti lë studion: Erla ika!

A do takohej me McGonigal?/ "Urdhëro, mirëserdhe bujrum", Berisha e thotë troç: Do ta ftoja të pinim kafe!

Agron Shehaj denoncon Edi Ramën, zbulon prapaskenat e skandalit: Si e përdori kryeministri fshehurazi zyrtarin e FBI-së

Debati mbi “McGonigal”, Bardhi 'përplaset' me Hysenin: Rama do ketë pasoja nga kjo, ju garantoj

Nuk përmbahet Bushati, shpërthen keq ndaj deputetëve: Kuvendi, një neveri

"Kam shumë të dhëna për të...", Berisha zbulon nëse e ka takuar Dorian Duçkën, e thotë hapur: Përbën një figurë të errët të mafies ndërkombëtare

“Donin të hiqnin vëmendjen nga 21 Janari”/ Grida Duma nuk përmbahet, ‘shigjeton’ Edi Ramën: Vini karafila çdo vit në bulevard por keni 10 vjet që …

"Është i detyruar të vijë në seancë", Bardhi ka reaguar për seancën e McGonigal: Nuk jam tërhequr nga interpelanca me Ramën

Rama mungoi në Kuvend, Berisha e sfidon me mesazhin "Live": Edi, bëhu burrë hajde 5 minuta këtu!

"Skandali McGonigal"/ Artan Hoxha zbardh detaje të forta, zbulon ku ndodhet Dorian Duçka, ish këshilltari i Ramës: E kam takuar...
