
KQZ nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme: Ja çfarë do jetë kategorikisht e ndaluar gjatë fushatës zgjedhore

Deklarata e bujshme e Monika Kryemadhit bën jehonë në mediat greke, zbardhet mesazhi i fortë nga Greqia për kryetaren e LSI-së

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Nëntor 2020

Pavarësisht se nuk besonte në ekzistencën e koronavirusit, Monika Kryemadhi e ka kaluar këtë virus pa simptoma.
Deklaratat e saj dhe daljet pa maskë kanë tërhequr vëmendjen edhe të mediave greke.
Së fundi telvizioni MEGA i ka kushtuar një kronikë Kryemadhit.
Ndërkohë që do duhej të jepte shembullin e mirë për qytetarët për të marrë masat mbrojtëse nga Covid 19, Kryemadhi raporton televizioni grek bën të kundërtën. MEGA citon një deklaratë të Kryemadhit dhënë Abc News në Shqipëri teksa thotë: “
Unë nuk e njoh Covid. Kush beson në Zot do të jetojë i lumtur pa Covid”.
Televizioni grek i referohet edhe deklaratës së fundit të Kryemadhit, e cila tha se kishte kaluar koronavirusin, por nuk kishte kuptuar asgjë vetë. MEGA thekson këtu faktin se Kryemadhi e zbuloi në Itali faktin që kishte kaluar Covidin teksa ishte për një operacion. Me kritikë shoqërohet edhe raportimi që Monika Kryemadhi theu rregullat e pandemisë për ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku, si dhe fakti që ajo shfaqet pa maskë në publik.
Po kështu në kronikën e MEGA TV i bëhet jehonë injorimit që Monika Kryemadhi i bën shifrave në rritje të Covid në Shqipëri dhe mosbesimin e saj te sistemi shëndetësor i vendit të saj për aq kohë sa vetë shkon në Itali.
Më tej televizioni përmend edhe disa shifra, rreth 6.7 milionë euro që janë shpenzuar në tetor e nëntor nga më të pasurit e vendit për t’u kuruar në Turqi.
Ndërkohë thotë MEGA, më të varfërit vdesin në Shqipëri sepse s’kanë mundësi të shkojnë jashtë shtetit. Për këtë çështje të ndjeshme, sipas televizionit grek, zonja e parë e Shqipërisë refuzon të përgjigjet dhe injoron rrezikun e pandemisë.
Lajmi në mediat greke:
https://www.megatv.com/2020/11/25/ilir-meta-i-synomosiologos-syzygos-tou-alvanou-proedrou/
Më të lexuarat


“Nuk ke eksperiencë”/ Debat me tone të forta mes Hysit dhe Rudina Hajdarit, deputetja i kthehet menjëherë: Më ofenduat!

Varianti i ri i virusit ka ngritur alarm në Evropë/ Manastirliu tregon nëse kemi raste të këtij mutacioni në vendin tonë: Autoritetet janë në alert, jemi ende në mes të betejës

“Topi është në fushën e Shqipërisë, jo të BE-së!”, Zef Mazi mesazh të qartë forcave politike: Ky është objektivi ynë

Përgjimet e ‘Ndragheta-s’, Rudina Hajdari tregon çfarë po ndodh në vend dhe ngre alarmin: Po i japin Shqipërisë një dallgë!

Vaksinimi kundër koronavirusit, Komisioneri Europian për Zgjerimin vihet në lëvizje dhe i bën kërkesën e rëndësishme Këshillit: Kjo është nevojë urgjente

“Një krim i mirëfilltë që mund të sjellë pasoja të rënda”, deputeti Andi Përmeti tregon çfarë po ndodh në këtë zonë të Korçës dhe ngre alarmin: A mban njeri përgjegjësi?

“Ndodh për herë të parë”, Majlinda Bregu ndan informacionin e rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin: Të premten do të...

“Eurodeputeti në përgjimet e bujshme të antimafias, mik i ngushtë i Bashës”/ Tabaku i përgjigjet 'flakë për flakë' Ballës: Korrupsion galopant i udhëhequr nga...

Revoltohet Bujar Nishani, bën deklaratën e fortë ndaj Ramës dhe i nxjerr videon: Mjaft më!

“Kjo ditë e zezë për Shqipërinë nuk erdhi papritur”, Koço Kokëdhima ngre alarmin dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm për vendin tonë
