BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Politike

Deklarata e fortë e deputetit për kolegët e opozitës parlamentare, zbulon hapur çfarë ndodh te kafja jashtë Kuvendit: Mblidhen aty dhe...

Deklarata e fortë e deputetit për kolegët e opozitës

Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se disa prej deputetëve të opozitës parlamentare janë vegël e kryeministri Edi Rama dhe përdoren nga ai për qëllime të ndryshme. Deputeti shkoi më tej kur tha madje se të gjitha “pazaret” mes tyre bëhen në kafen e Kuvendit.

“Kanë mbetur në sallë mbi 10 deputetë stoikë që nuk kanë pranuar të bëjnë marrëveshje me qeverinë e ti japin vota, 20 apo 25 të tjerë janë të kapur nga kalorësi i rilindjes. Opozita e re parlamentare është vegël e Ramës. Kur të dojë ky i ka 100 deputetë për çdo marrëveshje. Është lojë ajo e ndryshimeve Kushtetuese. Zoti Balla është parë në kafen jashtë Kuvendit, aty i bëjnë të gjitha marrëveshjet aty. Unë kam dalë zë kundër dua t’i shërbej interesave reale të vendit.

Edhe unë mund të bëja lojën e tyre, të pranoja ofertat, jo të paketa i kam pas. E gjithë kjo lojë për lista të hapura, por aty do vijnë dy drafte që i opozitës parlamentare dhe kjo e marrëveshjes në rezidencën ndërkombëtare, ndërkohë që ne jemi 10 apo 11 deputetë që do ta votojmë marrëveshjen me qëllim që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje”,- tha ai.