
“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Deklarata e fortë e Metës: Rama ka lobuar për të më shpallur "non grata"!

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Shkurt 2023

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama ka lobuar kundër tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai u shpreh në emisionin “Frontline” se emri i tij ka qenë në çdo diskutim të Ramës me ndërkombëtarëve për ta vendosur atë nën presion.
“Kjo është një histori që është hapur dhe nuk mbyllet dot më. Emri im ka qenë i pari në çdo takim të Edi Ramës me çdo ndërkombëtar. Ai gjithmonë ka pasur një shqetësim si të instrumentalizojë ndërkombëtarët për të më vendosur mua presion sikur ka një problem por jo me mua por me ndërkombëtarët. Ka lobuar për të më shpallur non grata? E padiskutueshme.
Kjo është histori njerëzish të korruptuar. Ai kapi opozitën e detyroi të bëjë ato veprime të çmendura. Kjo është fuqia e Edi Ramës. Nëse do kishim një opozitë serioze që merr pjesë në zgjdhje dhe ndeshet dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Këtu kemi të bëjmë me një mafie ndërkombëtare që ka gjetur një vend për të ndërtuar parajsën e vet të korrupsionit ose do kishim një reagim shumë të fortë prej kohësh”, tha Meta.
Ai shtoi se Rama është kapur në flagrancë në komunikimet me Charles McGonigal dhe përmendet 14 herë në dosjen e drejtësisë amerikane.
“Ai njëherë thotë është miku im pastaj thotë është miku im në anglisht. Ai është i kapur në flagrancë. Përmendet 14 herë në dosje. Hetimet vazhdojnë. Ata kanë problemin e tyre sepse institucionin më rëndësishëm që kanë për kundërzbulimin dikush ka tentuar t’ia korruptojë. Kudo përmendet 14 herë vetëm ky person. Thuhet të hetohen të gjitha komunikimet që kanë pasur të gjithë personat e qeverisë shqiptare.
Ky është një proces që vazhdon pasi takimet e tyre kanë qenë të pafundme. Ai ka marrë një pagesë 225 mijë dollar nga personi A që është filmuar dhe fotografuar. Që në momentin që kanë parë që nga jashtë ka kaluar një pagesë nga një kompani me kapital rus ata e kanë ndjekur. Aty në vendimin e gjykatë rezulton se personi A ka marrë informacione nga zyra e kryeministrit kundër opozitës për të lobuar kundër saj. E gjithë maska ka rënë përfundimisht dhe ai ka dalë si është i vërteti dhe më i pabesi”, u shpreh Meta.
Më të lexuarat


Basha: Berisha, kapitull i mbyllur i të shkuarës. Ose s’është në vete, ose përpiqet të fshehë humbjen e tij

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Për herë të parë, një president i Estonisë viziton Shqipërinë

“Tahiri u burgos kot, doli po kot”, habit me deklaratën ish-prokurori i njohur

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Deklarata e fortë e Berishës: SPAK të arrestojë ministren e Ramës
