Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga drejtuesit në qarqe lista me emrat e drejtorëve dështakë, ikin 20 emrat e parë në Tiranë

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga
x

Politike

Deklarata e fortë e Palokës: Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës?

Deklarata e fortë e Palokës: Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është drejtuar me disa pyetje deputeti socialist Taulant Balla pasi ky i fundit reagoi në lidhje me postimin e kreut të PD-së, Basha, për drejtësinë e vonuar që do të vihet në vend për 4 oficerët e policisë të vrarë 11 vite më parë nga Dritan Dajti.

“Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës?
Pse kërkoi Balla ta heqë vëmendjen nga politikanët qe po blejnë lirinë e Dritan Dajtit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur prej tyre?
Kë po mbron Taulant Balla dhe pse i intereson kaq shumë lirimi i Dritan Dajtit?
Çfarë di ai për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?
A ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu?

Sa për të tjerat, 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje, pas të cilave Taulant Balla kërkon të fshehë krimin e lirimit të Dritan Dajtit dhe rivrasjen për së dyti të 4 oficerëve të policisë.

Ndarja e politikës nga krimi, duke nisur me Taulant Ballën dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet!”, shkruan Paloka.

 

Më të lexuarat