BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Politike

Deklarata e papritur e Spartak Ngjelës: Votat në Shqipëri i numëron Hupja, Shupja, Dupja…

Deklarata e papritur e Spartak Ngjelës: Votat në Shqipëri i

Avokati Spartak Ngjela nuk ngurroi të tallet me mënyrën e të bërit politik në Shqipëri dhe tha se votues në vendin tonë janë, “Hupja, shupja e tupja”.

“Unë mund t’iu them një gjë, nuk çajnë kokën fare ndërkombëtarët për ligjin elektoral. Ligjin Elektoral nuk e kanë pasur politika amerikane, e ka kërkuar BE-ja, sipas kërkesave të OHDIR-it. OHDIR-in se pranuan këta, sepse OHDIR-i kërkoi komisione të depolitizuara. Pra të mos jemi tek Stalini, që populli ka të drejtë të votojë, ndërsa ne të numërojmë, por të numërojë populli.

Ja këtë nuk e pranuan dhe ata duke menduar që na duhet kjo marrëveshje për ecurinë e hapjes së negociatave reale me bashkimin evropian, u tërhoqën nga kërkesat e OHDIR-it dhe i lanë këta të vrasin veten me hupen, shupen, dupen në numërim. E dinë kush është në numërim sot? Hupja, shupja,tupja. Nuk ka votim të lirë, opinioni publik shqiptar nuk e kupton, këta janë banditë kundër votës së lirë. Në qoftë se Rama do t’i hapte listat, le të thyenin qafën opozita, do të ishte një hap përpara, nuk kishte kurajo dhe e la me 1/3-ën. Të shohim precipitojnë ngjarjet”, u shpreh Ngjela për Top Talk.