
"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Shkruar nga Rigels Seliman 23 Shtator 2023

Deklarata e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që s’ndryshojnë qëndrimin për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij, duket se kanë “tërbuar” Sali Berishën, i cili ditën e djeshme ka shpërthyer në sulme dhe akuza ndaj prokurorëve specialë dhe jovetëm. Duke folur në konferencën e përjavshme për shtyp para gazetarëve, fillimisht ish-kryeministri Berisha është shfaqur i alarmuar nga thirrja e djalit të tij, Shkëlzenit në SPAK për të dëshmuar në lidhje me dosjen e Gërdecit për ish-ministrin Fatmir Mediu. Berisha e cilësoi SPAK-un si një institucion të papërgjegjshëm, që nuk e ka kryer si duhet misionin e tij. Sipas tij, në SPAK ka njerëz që kanë marrë 200 mijë euro për të liruar vrasësit. “Unë ua kam bërë të qartë këtu, që nuk mund të ketë kurrë asnjë hezitim dhe asnjë pengesë për çfarëdolloj hetimi. Nëse unë mbaj qëndrime dhe denoncime, ato i bëj vetëm për interesin publik. Nuk i bëj kurrë për ndonjë qëllim tjetër. Jam absolutisht mbështetës me gjithë fuqinë time i çdo përpjekje për zbatimin e ligjit. Por nga ana tjetër, siç e dini ju, aty ka kriminelë. Aty ka njerëz që kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasës. Këto janë fakte. U kap Gresa në Elbasan me fotografitë e Taulant Ballës, me euro e me kartë dhe dilte e thoshte prokurori Shehaj që nuk kishte materiale elektorale. Ky është kriminel! Ai është një institucion i një rëndësie shumë të madhe. A mundet ne që të pajtohemi me një gjendje të tillë? A mund të pajtohemi me heqje dhe fshehje fashikujsh në hetim? A mund të falet Ilir Beqaj? Po si mund të falet Ilir Beqaj që ka katër firma përcaktuese dhe shtatë firma derivatë të tyre dhe hetohet konflikti i interesit që kanë mbaruar shkollën bashkë ata të dy dhe nuk hetohet konflikti i interesit për këtë që e ka kushëri të parë Byrazerin? Ata që e bëjnë këtë nuk janë të përgjegjshëm. Unë denoncoj rrjedhjen. Aty ku ka rrjedhje, ka bashkëpunim me krimin. Dhe e fundit, edhe 100 vite po të hetojnë, do gjejnë zero lidhje aty. Por për ta thirrur, kur të duan”, deklaroi ai. Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme i kërkoi dje Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit të marrë në pyetje Shkëlzen Berishën si dëshmitar në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008.
Berisha komenton deklaratën e ambasadës së SHBA
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Berisha ka reaguar edhe sa i takon deklaratës së Ambasadës Amerikane, e cila u shpreh se nuk ka ndryshuar qëndrim për personat non-grata në Shqipëri, duke ju referuar Berishës. Ai theksoi dje se frymëzohet nga idhulli i tij Martin Luter King që sipas Berishës, luftonte për të vërtetën. “Gjysma e mesazhit thotë se SHBA nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të partive, është në të drejtën e tyre të zgjedhin. Është pikërisht kjo që unë përshëndes. Nëse ka një njeri që ka bërë në 32 vite përpjekje që të zgjedhin me votën e tyre njerëzit, ky është Sali Berisha. Do të kthej një gjë shumë private dhe jo të zakonshme. Idhulli, çdo njeri ka idhujt e vet, idhulli i jetës time ka qenë Martin Luteri. Unë jam mysliman, sunit, krenar me besimin tim. Por duhet të jem i sinqertë me ju. Kur unë kam gjetur tezat dhe shkrimet, ai më ka impresionuar në shkallën më të jashtëzakonshme. Dhe më ka ndikuar. Duhet ta lexoni atë. Këtë person. Për mua, unë nuk jam i krishterë, por ai në fund të fundit ishte shenjtori i antikorrupsionit dhe i ka shërbyer njerëzimit me ato teza ndoshta sa pak kush tjetër. Por ka një problem tjetër ai, kur vjen puna në raport me ndërgjegjen e tij. Qëndron aq besnik te ndërgjegjja e tij, saqë frymëzon çdo njeri që lufton për të vërtetën. Unë e thashë se idhull kam Martin Luterin. Kjo është përgjigja për mesazhin”, nënvizoi Berisha.
Më të lexuarat


“Ke 4 emisione që thua 260 shqiptarë të arrestuar në Hollandë”/ Plas keq në studio, Lubonja shpërthen ndaj Hilës: Ça do ti, ik se nuk bëhet debat me ty

A do të marr mandatin Beleri pas vetos së Greqisë ndaj Shqipërisë? Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë: I bindur se të hënën…

Federata, Duka zbulon qëllimin: Të bëhemi bashkë si opozitë qoftë me parti të majta

Bllokimi i komisioneve hetimore nga mazhoranca, flet anëtari i PD: Rama po shkel të drejtat deri në ekstremitet

Greqia bllokadë Shqipërisë për në BE, analisti i njohur plas ironinë 'therëse' ndaj Ramës: Nuk mund të tregojë dhëmbët me Belerin kur përuron në Dropull bustin e personit që u ka bërë spastrim shqiptarëve

“Këtu ka një çështje greke që na vendos veton”, shpërthen Bushati: Beleri është i burgosur politik me urdhër të Ramës

“Mafia shqiptare, ndër tre më të rrezikshmet në Evropë”/ Analisti Lubonja "shuplakë" Ramës: Qeveria, kupola e krimit të organizuar në Shqipëri

“Dosjet e SPAK-ut i kanë hapur punë”/ Lorenc Vangjeli bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë pritet të ndodhë në kongresin e PS

“Më duket sikur kërkon të arrijë çështje të tjera këtu”/ Dosja Beleri, Preç Zogaj: Greqia akt armiqësor ndaj Shqipërisë

Greqia “ja mbledh” Shqipërisë, bën paralajmërimin e fortë: Tani e tutje çështja e integrimit do të lidhet me Belerin
