BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x
BREAKING NEWS

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka ndërtuar një firmë ruse, ja dëmi që kanë shkaktuar hakerat në sistem

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka
x
BREAKING NEWS

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas deklaratën e fortë: Ngjarje kriminale të rastësishme i kanë ‘zbardhur fytyrën policisë’

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas
x
BREAKING NEWS

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala flet me emra: Kush është personazhi i njohur i botës së krimit që mori gjobën 500 mijë euroshe

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala
x

Politike

Deklaratat e ministres së Financave, reagon ashpër deputeti demokrat: Stop arrogancës! Konfirmoi se krimi ekonomik me kompanitë guaskë është lejuar nga qeveria

Deklaratat e ministres së Financave, reagon ashpër deputeti demokrat:

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar pas deklaratave të ministres së Financave, Delina Ibrahimaj. Ministrja pranoi sot se skemat e mashtrimit me tatimin mbi vlerën e shtuar të denoncuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim janë të vërteta dhe se kanë qenë vetë tatimet që i kanë referuar në prokurori në vitin 2018.

Ibrahimaj tha se janë denoncuar 20 kompani fiktive që prisnin fatura për punë të pakryera, dhe se faturat janë blerë nga 197 firma, mes të cilave edhe kontraktorë të inceneratorëve.

Sakaq, deputeti demokrat shprehet se ministrja konfirmoi që krimi ekonomik me kompanitë guaskë është lejuar nga qeveria. Ai thotë se ministrja duhet të kishte dalë sot bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve dhe të komunikonin kërkesën për bllokimin e llogarive të kompanive dhe pronarëve që kanë kryer krim ekonomik me kompanitë e inceneratorëve.

Gjithashtu, Sula fton të gjithë qytetarët që të protestojnë ditën e nesërme.

Reagimi i plotë:

Ministrja Ibrahimaj konfirmoi sot se krimi ekonomik me kompanitë guaskë është lejuar nga qeveria!

Ministrja Ibrahimaj duhet të kishte dalë sot bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve dhe të komunikonin kërkesën për bllokimin e llogarive të kompanive dhe pronarëve që kanë kryer krim ekonomik me kompanitë e inceneratorëve. Por jo, ajo doli dhe konfirmoi se kishin dijeni, madje tentoi ta relativizonte situatën si një gjë normale.

Kjo mazhornacë detyroi të gjithë bizneset që pas kasës fiskale të bënin sërish shpenzime të tjera me me detyrim për projektin e fiskalizimit që raporton në kohë reale për çdo gjë. Por mesa duket edhe këto para janë shpenzim i shkuar dëm, ose zyrtarucët kanë mbyllur një sy e një vesh (duhen parë arsyet pse) dhe kanë lejuar këtë krim galopant ekonomik.

Ibrahimaj konfirmoi se kompanitë guaskë kanë bashkëpunuar edhe me kompanitë e inceneratorëve, por pavarësish këtyre fakteve dhe të tjerave që dolën nga Komisioni Hetimor për ministren nuk ka mjaftueshëm shkelje për të stopuar mbushjen e xhepave të pronarëve të inceneratorëve me paratë e taksapaguesve shqiptar.

Qeveria nuk pret vendimin e gjykatës kur bëhet fjalë për të shembur shtëpitë e qytetarëve të thjeshtë, por është “skrupuloz” në respektimin e vendimit kur bëhet fjalë për të vjedhur paratë e tyre me skema të mëdha korruptive.

Ndaj nesër çdo qytetar që e ndien veten të vjedhur, të shtrydhur, të shtypur duhet të dal të protestojë për të drejtat e veta. Për ti thënë STOP arrogancës së kësaj qeverie. Qytetarët duhet të reagojnë për të drejtat e tyre fort e jo për privilegjet e qeveritarëve apo liderëve partiak. Siç thonë edhe mjekët: më shumë rëndësi ka parandalimi sesa kurimi, ndaj gjithësecili duhet të dalë në protestë për të frenuar arrogancën e kësaj qeverie e jo të pres derisa problemi ti vijë te dera e shtëpisë.

#protestome7Korrik

 

Më të lexuarat