Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Deklaratë pocaqi”, ja si u përjashtua unanimisht dje deputeti i PS

Postuar: 11/09/2018 - 09:52

Grupi Parlamentar Socialist ka pranuar në unanimitet propozimin e kryetarit të tij, Taulant Balla, për të përjashtuar nga radhët e tij deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani.

“Kemi miratuar në unanimitet një rregullore, së cilës të gjithë duhet t’i qëndrojmë strikt e duhet ta respektojmë. Kolegu ynë e theu atë dhe rregullorja i përcakton qartë pasojat”, mësohet të jetë shprehur Balla para deputetëve.
Deputeti Gjetani përmes një statusi akuzoi Policinë e Shtetit për paaftësi, nisur nga disa akte kriminale në zonën e tij duke paralajmëruar reagim popullor me të në krye. Kryeministri Rama kërkoi përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.
 
“Sot nuk e pashë këtu dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur deputeti i Kurbinit, i cili duhet të përjashtohet nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Një deputet që nuk ka bërë asnjë punë tjetër, përveç se ka shantazhuar dhe ka bërë presion mbi këdo ku ka mundur, për të marrë vende pune e që kërkonte ekskluzivitet dhe për të vënë shefa policie në Kurbin e që pastaj del atje e bën një deklaratë të tërë pocaqi kundër Policisë së Shtetit në Kurbin. Ai nuk mund të jetë deputet i Partisë Socialiste. Ky duhet të jetë një mësim për të gjithë deputetët, që të ndajnë një herë e mirë historinë nga futja e hundëve në çështjet e administratës dhe të ndërtimit të shtetit serioz.
 
Sepse faturat e hajdutëve nëpër hipoteka, e hajdutëve që janë futur nëpër hipoteka me mbështetje politike, me mbështetje farefisnore, me mbështetje të mënyrave të ndryshme, nuk i marrin ata që ndërhyjnë, i merr Partia Socialiste e Shqipërisë. Ne nuk jemi këtu një histori numrash. Ne jemi këtu një histori për Shqipërinë që duam dhe nëse pushteti ynë është një pushtet që duhet të rrijë në këmbë bazuar në numra dhe për këta numra, ne duhet të gëlltisim deklarata si ajo e djeshmja, mallkuar qoftë dhe në djall vaftë edhe pushteti ynë!”, u shpreh Rama në Asamble të premten.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 23:30

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ foli edhe në lidhje me frikën e bosëve të krimit nga shteti dhe ligji.

Postuar: 13/11/2018 - 23:20

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ u pyet në

Postuar: 13/11/2018 - 23:07

Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka treguar se si do të vepronte sa i përket propozimit për të dytën

Postuar: 13/11/2018 - 22:58

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka komen

Postuar: 13/11/2018 - 22:56

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka folur për për ish- ministrin Tahiri.

Postuar: 13/11/2018 - 22:48

Kryeministri Edi Rama u përball me gazetarët Artan Hoxha, Muhamed Veliu dhe Nikollë Lesi.

Postuar: 13/11/2018 - 22:46

Prej disa ditësh, ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe kryetari i komisionit të Ekonomisë, Eri