Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dekreti për lojërat e fatit, LSI merr në “mbrojtje” Ilir Metën, qeveria i kundërpërgjigjet Presidencës

Postuar: 12/09/2018 - 08:14

Qeveria iu kundërpërgjigj dje Presidencës në lidhje me deklaratën e kësaj të fundit pas rrëzimit të dekretit për lojërat e fatit. Presidenca u shpreh dy ditë më parë se nuk e kishte ftuar askush që të ishte prezent në mbledhje gjatë diskutimeve për dekretin, por Braçe sqaroi se nuk është detyrë e tij kjo gjë. Po ashtu ai theksoi edhe një herë se përmbajtja e dekretit të Ilir Metës është e rreme. “Kur Presidenti rikthen ligjin për rishqyrtim, sipas rregullores së Kuvendit, e fusim menjëherë në rend të punës së komisionit. E morëm në shqyrtim menjëherë vetëm për çështjen e ngritur nga Presidenti i Republikës dhe i kemi marrë leje për të folur për thelbin e ligjit. Ky komision nuk ka më asgjë tjetër për dekretin e Presidentit. Dikush tjetër që dëshiron të jetë prezent e të marrë fjalën, le të paraqitet tek Administrata e Kuvendit. Fatkeqësisht më duhet ta përsëris që dekreti i Presidentit ishte real në paraqitje, por i rremë në përmbajtje”, tha Erjon Braçe gjatë mbledhjes së radhës të Komisionit të Ekonomisë. Por dje nuk munguan as reagimet nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila siç duket e mori “në mbrojtje” Presidentin Ilir Meta. Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale hodhi akuza ndaj qeverisë pas rrëzimit të dekretit. Në të njëjtën linjë me Metën, Vasili deklaroi se tatimi për lojërat e fatit ulet. “Qeveria ul tatimin dhe ulërin: rroftë bixhozi. Kryeministër ku je futur, dil dhe fol?! Qeveria në Parlament rrëzoi dekretin e presidentit. Dekreti kërkonte të mos ulej tatim-fitimi për bixhozin dhe të mos inkurajohet bixhozi si fenomen shkatërrues për vendin. Gojëtarët shkollëpakë të qeverisë në Parlament pranuan të poshtërohen përpara popullit dhe mbrojnë bixhozin, që shkatërron familjen dhe nxjerr nga xhepat e varfër të shqiptarëve mbi 135 milionë euro. Qeveria ulërin “Rroftë bixhozi” dhe tregon injorancën e saj në kufijtë e idiotësisë kur thotë me gojën plot që 15% mbi 10 lek është me e madhe se 15% mbi 100 lek”, tha dje Petrit Vasili.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 17:33

Majlinda Bregu është një ndër femrat më të komentuara në Shqipëri. 
Sidomos pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku Basha nuk e futi në listë dhe e përjashtoi nga PD.

Postuar: 23/09/2018 - 17:17

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se politika bëhet edh

Postuar: 23/09/2018 - 16:37

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati

Postuar: 23/09/2018 - 14:39

Partia Demokratike me anë të këshilltarit ligjor, Gazmend Bardhit ka sulmuar sërish Kryeprokurore

Postuar: 23/09/2018 - 14:22

Përmes një postimi në facebook, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka reaguar kundë

Postuar: 23/09/2018 - 12:58

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar një tjetër mashtrim të kryetarit të Bas