BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

Dekreti për gjobat ndaj mediave, Manastirliu “rrëzon” vendimin e Metës

Dekreti për gjobat ndaj mediave, Manastirliu “rrëzon”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se ligji i gjobave ndaj mediave, të cilat shkelin protokollet e vendosura gjatë pandemisë, nuk do të ndryshojë, duke pasur parasysh se kjo është në të mirën e shëndetit të qytetarëve.

Me këtë deklaratë Manastirliu “kundërshtoi” vendimin e Metës, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale, tha që nuk do të dekretojë asnjë rregull të ri që cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht të mediave.

“E para ne jemi të vendosur të marrim të gjitha masat e nevojshme me qëllim kufizimin e përhapjes së infeksionit. Mediat aktivitetet e tjera të biznesit dhe ata të cilët ofrojnë shërbim për qytetarët, do të duhet që të zbatojnë këto protokolle dhe ne jemi të vendosur, për të zbatuar deri në një dhe të mos kenë tolerancë në zbatimin e tyre.Besojmë që kjo është në funksion të shëndetit të qytetarëve, shëndetit të të gjithëve, ndaj fakti që vendosim rregulla dhe forcojmë ligje dhe instrumenta ligjorë, është vetëm për të mirën e shëndetit tonë”, u shpreh ministrja në ‘Top Talk’.