Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dekretimi i qeverisë “Rama 2”, ja mesazhi i Metës për Ramën dhe ministrat

Postuar: 13/09/2017 - 17:28

Presidenti i Republikës Ilir Meta pas dekretimit të qeverisë “Rama 2” i uroi suksese kabinetit të ri.

Meta u dha një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama dhe skuadrës së tij, duke shtuar se tashmë shqiptarët dhe Shqipëria presin shumë nga ky kabinet.

 “Të nderuar kryeministër dhe anëtarë të qeverisë, dëshiroj që në këto momente të ndaj me të gjithë ju urimin tim të sinqertë. Shqipëria dhe Shqiptarët presin që të përmbushen të gjitha kërkesat që presin shqiptarët. Duhet të përmbushen të gjitha sfidat, që nga lufta kundër korrupsionit dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Besoj se qeveria dhe opozita do të bashkëpunojnë ngushtë për çeljen e negociatave”, tha Meta.

Ndër të tjera Presidenti Ilir Meta i uroj suksese qeverisë se re dhe tha se ndihet i gëzuar që kryeministri ka shpallur vitin 2018 si vitin e Skënderbeut.

“Ju uroj suksese në detyrën tuaj. Modernizimi i forcave të armatosura janë një domosdoshmëri që do rrisë sigurinë. Roli i Shqipërisë është kyç për stabilitetin e rajonit dhe shpresoj se qeveria e re do bashkëpunojë për të garantuar paqen dhe stabilitetin. Jam i gëzuar që qeveria e ka pagëzuar vitin 2018 si vitin e Skënderbeut. I nderuar kryeministër dhe anëtarë edhe njëherë suksese në detyrën tuaj”- tha Meta.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2017 - 22:45

Pasi kryeministri Edi Rama publikoi në “Facebook” një video nga projektet transformuese në kopshte dhe shkolla, lumë komentesh nisën në faqen e tij.

Postuar: 20/11/2017 - 22:36

Kryeministri Edi Rama u ka uruar “Natën e mirë” ndjekësve të tij në “Facebook” me një foto.

Postuar: 20/11/2017 - 22:23

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një letër Kryeministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në të cilën pasi bën një përmbledhje të hapave që ka ndërmarrë Shqipëria në

Postuar: 20/11/2017 - 22:23

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një studenti të Fakultetit të Mjekësisë Dentare që flet për kushte të rënda në këtë institucion.

Postuar: 20/11/2017 - 22:12

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një lidhje direkte nga zyra e saj për “Tonight Ilva Tare” thotë se 200 shkolla janë në gjendje të vështirë, por shton se jo d

Postuar: 20/11/2017 - 21:54

Deputetja demokrate Albana Vokshi e ftuar në “Tonight Ilva Tare” ka komentuar ngjarjen e rëndë në fshatin Shupenzë të Bulqizës ku u asfikuan 60 nxënës.

Postuar: 20/11/2017 - 21:30

Ish ministri i Financave në qeverinë Berisha ka folur në  studion e televizionit ABC News, ku ka përmendur edhe debatin për çështjen "Tahiri".