
Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Dekretimi i qeverisë së re, Sokol Hazizaj: Kushtetuta lë vend për dy lloje aleancash, ato të regjistruarat në KQZ dhe ato të krijuara rishtas

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Mars 2021

Konstitucionalisti dhe juristi i njohur, Sokol Hazizaj ka folur dje për rrugët që do të ndjekin palët për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, juristi Hazizaj deklaroi ditën e djeshme se kush është roli i Presidentit të Republikës në formimin e qeverisë së re, ndërsa theksoi se të drejtën për të e ka partia ose koalicioni që merr më shumë mandate deputetësh. “Kur aleancat kanë më shumë se një parti (PS), mendoj se Kushtetuta ka qenë më e qartë se legjislatori i ri që bën ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor. Në nenin 96/1 të saj parashikon se: 1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Që do të thotë se i ka lënë vend dy lloje aleancash dhe ato të regjistruarat në KQZ dhe ato të krijuara rishtas. Në rastin konkret me Kod Zgjedhor dhe me ndryshime kushtetuese u hoqën koalicionet parazgjedhore, por nuk është parashikuar heqja e koalicionit paszgjedhore, siç Kushtetuta në normën e saj parashikon. Në këtë kuptim presidenti në rolin e tij të sehirit, pret duke zgjidhur propozimin referuar numrave”, deklaroi ai. Më tej gjatë analizës së tij shteruese, juristi i njohur, Sokol Hazizaj theksoi se është absurde që mandati i Parlamentit aktual mbaron në shtatorin që vjen, pasi sipas tij, ai duhet të mbyllë ekzistencën e tij, pas zgjedhjeve të 25 prillit. Madje, troç dhe qartë zoti Hazizaj theksoi se mandati i Kuvendit aktual mbaron me zgjedhjen e Parlamentit të ri. “Po përflitet se mandati Kuvendit mbyllet në shtator. Ky është një budallallëk me brirë. Sepse neni 65/1i Kushtetutës e ka zgjidhur më mirë se çfarë parashikojnë derdimenët e sotëm. “1. Kuvendi zgjidhet çdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parë të tij pas zgjedhjeve dhe përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë. Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur”. Që do të thotë, se Kushtetuta kur pranon në paragrafin 2 se “Në çdo rast, Kuvendi qëndron në detyrë deri në mbledhjen e parë të Kuvendit të ri të zgjedhur”, domethënë se ka parashikuar dhe raste te tjera te natyrave si sot”, nënvizoi konstitucionalisti dhe juristi i njohur, Sokol Hazizaj.
Më të lexuarat


“Nuk e di a do më votojë gruaja, flet me SMS me...”/ Agron Duka i befason të gjithë me deklaratën e tij, tregon edhe çfarë pëlqen tek Rama, Meta dhe Kryemadhi

“Janë ekstremistë, është i sëmurë mendor. Duhet punësuar që të na japë votën”/ Nuk do e besoni si i etiketojnë patronazhistët zgjedhësit: Duan legalizimin e pallatit që të votojnë PS-në. Të mbahet nën monitorim pasi…

“Rama do që të fitojë përsëri”, media gjermane i dedikon shkrim zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri dhe zbulon çfarë i druhet kryeministri

Albin Kurti i refuzoi vaksinat anti-COVID, kryeministri Rama surprizon me reagimin e tij: Nuk futem në këtë grackë!

“Ne i shohim të gjithë në sy”, Erion Braçe del me deklaratën e fortë: Votoni ata nëse...(FOTO)

Lulzim Basha nis turin blic/ Brenda 24 orëve do të përshkojë Shqipërinë nga Jugu në Veri, çfarë pritet të ndodhë dhe cila është simbolika e veçantë e këtyre ndalesave (DETAJET)

Lulzim Basha përballet me incidentin e papritur, Romeo Kara publikon videon që po ‘thyen’ rrjetin: E palosi...

“Jam i bekuar që jam bashkëshorti i Lindës”, kryeministri Rama flet hapur dhe tregon luftën që bën çdo ditë me veten e vet: Nuk i ofrohem askujt për krushk!

"Kërkon të bëhet pjesë e qeverisë tonë"/ Basha i përgjigjet ftesës së Ramës për bashkëpunim

Nis fluturimi nga Aeroporti i Rinasit, kryeministri Rama zbulon kush do të jenë pasagjerët e parë dhe jep mesazhin ‘thumbues’: Çunat çamarrokë të...(VIDEO)
