Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dekriminalizimi, Europol refuzon të japë të dhëna për 5 deputetët dhe 3 kryebashkiakët

Postuar: 19/05/2017 - 16:50

EUROPOL refuzon kërkesën e Prokurorisë shqiptare dhe njësisë së dekriminalizimit për t'iu përgjigjur me të dhënat për të shkuarën e 5 deputetëve dhe tre kryebashkiakëve të dyshuar se kanë konsumuar vepra penale në Europë.

Me një përgjigje të shkurtët në rrugë elektronike EUROPOL i kërkon njësisë së dekriminalizimit që nëse është e interesuar për këto të dhëna, t'i drejtohet këtij institucioni me letërporosi.

Më tej, sqarojnë burime EUROPOL ka kërkuar që të përshkruhet e detajuar qëllimi i kërkimit të këtij informacioni në zbatim të lgijit të dekriminalizimit me të cilin 5 deputetë dhe tre kryebashkiak po verifikohen në Shqipëri.

Prej më shumë se 2 muaj, Prokuroria i kish dërguar EUROPOL kërkesë për të dhëna mbi gjeneralitetet e deputetëve Aqif Rakipi, Omer Mamo, Artan Gaçi, Gledion Rehovica dhe Mhill Fufi.

Po ashtu pjesë e listës nga ku kërkohej informacion ishin dhe kreybashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi, atij të Poliçanit Adriatik Zotkaj si dhe për kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kapri.

Ende Prokuroria nuk ka marrë një vendim nëse do të dërgojë letërporosi në drejtim të Zvicrës, Italisë, Greqisë për të verifikuar të dhënat e deputetëve dhe kryebashkiakëve për të cilët tashmë s'ka asnjë të dhënë se janë me probleme me të shkuarën e tyre jashtë vëndit.

Deputetët

Aqif Rakipi

Omer Mamo

Artan Gaçi

Gledion Rehovica

Mhill Fufi

Kryebashkiakët

Tërmet Peçi - Kryetar i Bashkisë Tepelenë

Adriatik Zotkaj - Kryetar i Bashkisë Poliçan 

Eduard Kapri - Kryetar i Bashkisë Pogradec

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 29

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2018 - 21:26

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një vepër të Edi Ramës dhënien e titullit ‘Qytetar Nderi’ i Hasit për atentatorin e Azem handarit, Gafurr Mazreku.

Postuar: 20/06/2018 - 21:16

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka cilësuar akuzat e Izet Haxhisë si shpifje.

Postuar: 20/06/2018 - 21:00

Ish-kryeministri Sali Berisha shpreh shqetësimin se nëse Shqipëria vendos të pranojë 600 mijë emi

Postuar: 20/06/2018 - 20:58

Ish-kryeministri, Sali Berisha, thotë se refoma në drejtësi, mbetet problemi kryesor i vendit ton

Postuar: 20/06/2018 - 20:51

Në një intervistë për Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Greqia po bën një gabim kata

Postuar: 20/06/2018 - 20:46

Ish-deputeti i PS, Taulant Dedja përmes shkruan se nëse është e vërtetë që qeveria shqiptare i ka

Postuar: 20/06/2018 - 20:38

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se Shqipërisë do t’i hapen negociatat vetëm me kushte.