Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Del blof Meta, ja si shkeli hapur ligjin me “pezullimin” e garës për Kushtetuesen, qëndrim me dy standarde për vendimet administrative

Postuar: 09/11/2019 - 07:57

Tentativat e presidentit Ilir Meta për të zvarritur sa më gjatë të jetë e mundur Gjykatën Kushtetuese pritet të rezultojnë të dështuara. Dy ditë më parë ai deklaroi se ka pezulluar procesin e zgjedhjes së anëtarit të dytë, duke pritur vendimin e Kuvendit. Por sa i vlefshëm është një veprimi tillë? A i takon presidentit të pezullojë garën? Gazeta po bën një analizë juridike të të gjitha parashikimeve ligjore mbi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Neni 125 është neni thelbësor i Kushtetutës, i cili përcakton se si zgjidhen anëtarët e Gjykatës. “Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit. Kuvendi zgjedh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese me jo më pak se tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë shpallet i emëruar”, thuhet në Kushtetutë. Pra, ky nen i jep të drejtë presidenti vetëm të zgjedhë, nuk shprehet aspak për pezullim ose mos zgjedhje.

Ligji për Gjykatën Kushtetuese

Më pas, është neni 179 me dispozitat transitore, ku përcakton radhën e zgjedhjes së emrave, për të cilin Meta pretendon se është shkelur. Pra, Kushtetuta përcakton se nëse Kuvendi nuk e zgjedh, emërohet emri i parë në listë, ndërsa për presidentin nuk ka përcaktim, pasi përcaktimi është te ligji i Gjykatës Kushtetuese. Konkretisht në nenin 7/b të ligjit për Gjykatën Kushtetuese thuhet qartë se nëse presidenti nuk shprehet brenda 30 ditëve, emërohet i pari në listë. “Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar”, thuhet në ligj. Pra në dy ligjet kryesore të kësaj çështje, Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese, në asnjë nen nuk i jepet e drejta Metës të pezullojë procesin. Atij i ka skaduar afti dhe çdo veprim i tij është nul.

Qëndrimet me dy standarde

Kur anuloi zgjedhjet, Meta shprehej se këtë të drejtë ia jep vetëm Kushtetuta dhe se për të vetëm ajo ka rëndësi dhe aspak ligjet. Edhe pse Kodi Zgjedhor e ka të sanksionuar se kryebashkiakët nuk mund të rrinë më shumë se mandati në detyrë, Meta shprehej se prevalon Kushtetuta dhe pranonte se e kishte anashkaluar Kodin. Ndërsa kur mazhoranca e refuzoi 18 tetorin dhe çështja shkoi në Kolegjin Zgjedhor, Meta nuk e njihte sepse shprehej se është proces kushtetues dhe jo administrativ. Ndërsa në argumentet që ka dhënë për Gjykatën Kushtetuese, bazohet te Kodi i Procedurës Administrative, edhe pse kemi proces kushtetues. Në asnjë nen të përmendur nga Meta në Kushtetutë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese nuk i jepet e drejta të pezullojë procesin. Ndërkohë, ai përmend nenin 66 të Kodit të Procedurës Administrative, i cili shprehet: 1. Nëse organi publik që zhvillon procedurën përballet me një çështje, zgjidhja e së cilës është parakusht për zgjidhjen e procedurës dhe që përbën një çështje ligjore të pavarur, për zgjidhjen e së cilës është kompetent një gjykatë ose organ tjetër (“çështja paraprake”), organi publik që zhvillon procedurën administrative pezullon procedurën deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë për çështjen paraprake dhe njofton palën në lidhje me këtë. 2. Nëse shqyrtimi i çështjes paraprake mund të fillojë vetëm me kërkesë të palës, organi kompetent për zhvillimin e procedurës pezullon procedurën, duke njoftuar njëkohësisht palën për të drejtën që ajo ka për të paraqitur kërkesën për çështjen konkrete. 3. Nëse zgjidhja e çështjes paraprake kërkon iniciativën kryesisht të organit tjetër publik, organi kompetent për zhvillimin e procedurës kërkon fillimin e procedurës nga organi tjetër. Nëse shihet me kujdes asnjë prej pikave të mësipërme nuk gjen zbatim në këtë rast. Pra, duket qartë se presidenti dhe juristët e tij janë mundur të gjejnë përcaktime ligjore, por asnjë ligj nuk e njeh këtë metodë të ndjekur prej tij. 

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:55

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar ku Presidenca ka një video ku një ambasador kry

Postuar: 18/11/2019 - 23:34

I ftuar në emisionin “Open”,presidenti Ilir Meta foli edhe për Opozitën, për të cilën

Postuar: 18/11/2019 - 23:28

Pasi presidenti Ilir Meta shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shq

Postuar: 18/11/2019 - 23:08

I pyetur se cila ishte arsyeja që ftoi në takim edhe fondacionin e shoqërisë së hapur SOROS, pres

Postuar: 18/11/2019 - 22:57

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parla

Postuar: 18/11/2019 - 22:55

I ftuar në emisionin “Opinion”, deputeti socialist AlketHyseni u ankua që u la i fund

Postuar: 18/11/2019 - 22:54

Meta ka komentuar edhe një herë a do e shpërndajë presidenti apo jo.