BREAKING NEWS

Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron holandezët, tifozët bëjnë “namin” në Roterdam, shkatërrojnë dyqane e godina

Skandal/ Plasin trazirat, humbja në Shqipëri zemëron
x
BREAKING NEWS

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi në “Air Albania Stadium”. Ja çfarë po ndodh

Historike/ Lorik Cana dorëzon trofeun, Marash Kumbulla vishet kuq e zi
x
BREAKING NEWS

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos një rekord special në Evropë, trajneri i parë në histori që …

Festë e madhe/ Erdha, pashë, fitova, Mourinho mbetet unik, vendos
x
BREAKING NEWS

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot humbjen, e papritur ajo që i ndodhi Klodiana Lalës gjatë transmetimit live

Roma ngre trofeun, tifozët e Feyenoord s’e përballojnë dot
x
BREAKING NEWS

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë në lot gëzimi, i drejtohen tifozerisë, shkruhet me germa te arta emri i …

Lojtarët e Romës nuk e mbajnë dot veten, shpërthejnë
x
BREAKING NEWS

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në anë të lumit, ja dyshimet e para (Emri)

E rëndë, gjendet e pajetë një 48-vjeçare në
x
BREAKING NEWS

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/ Roma dhe Mourinho në histori, fitojnë në Tiranë trofeun e parë europian

Përfundon finalja e “Conference League” në Air Albania/
x
BREAKING NEWS

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet në dy forca politike, ardhja e Berishës në krye...

Agron Duka bën deklaratën e fortë: PD rrezikon të ndahet
x

Politike

Del "blof" Sali Berisha

Del "blof" Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi edhe njëherë Lulzim Bashën, në lidhje me akuzat e këtij të fundit se i ka mbledhur firmat e delegatëve të kuvendit me kriminelë dhe një prej tyre është dhe Suel Çela.

Berisha u shpreh nga Kurbini se këtë kriminel e ka denoncuar dhjetëra herë dhe kërkon zbardhjen e disa telefonatave me Bashën, ku ai i ka kërkuar të mos ia përmendë emrin pasi i prish punë.

Berisha e akuzon se nuk e përmendi asnjëherë Suel Çelën, por ja si e denoncoi 2 ditë para zgjedhjeve vendore.

Por si qëndron e vërteta?

Po gjatë një hulumtimi mes deklaratave të Lulzim Bashës është zbuluar një deklaratë e tij që ka denoncuar pikërisht Suel Çelën në vitin 2015, 2 ditë para zgjedhjeve lokale.

Për demokratët, Suel Çela është një nga njerëzit më të rëndësishëm të krimit të organizuar në Elbasan dhe ai ka qenë vazhdimisht në krye të bandave të grabitjes së votave për llogari të Qazim Sejdinit e Edi Ramës.

“Ditë për ditë, orë për orë degët e PD kanë monitoruar, vëzhguar dhe dokumentuar në 10 buletine elektorale shkeljet e Policisë së Shtetit dhe incidentet me banda që policia nuk ka vepruar për t’i dokumentuar, për t’i ndaluar apo për t’i ndjekur penalisht, siç është rasti i mbrëmshëm i Elbasanit, të cilin e verifikova vetë ku katër persona të armatosur drejtuar nga Suel Çela, bandit i mirënjohur i sjellë enkas nga Britania e Madhe, nga oktapodi i Elbasanit Qazim Sejdini, terrorizoi një lagje të tërë banorësh romë me persona të armatosur me kallashnikovë, siç tregojnë qartë dëshmitë e shpërndarë edhe për media, që besoj se do t’i transmetoni në kronikën e lajmeve në vijim. Policia e Elbasanit refuzon t’i ndalojë, nga inicialet asnjë nga personat që kanë bërë këtë akt makabër natën e mbrëmshme nuk është ndaluar. Pra, personat që terrorizojnë qytetarët dhe aktivistët e opozitës vazhdojnë të lëvizin nën hundën e policisë”, deklaroi Lulzim Basha me 19 qershor 2015.