BREAKING NEWS

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe ka një lutje për të gjithë: Më është rikthyer sërish tumori në tru. Të mërkurën do duhet prapë me u përballë mes jetës edhe vdekjes!

Deputetja e njohur shqiptare jep lajmin TRONDITES, rrëqeth me mesazhin dhe
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të pazareve, nuk kanë çfarë humbin dhe duan kreun e opozitës, pas 11 dhjetorit rrezikohet përplasje

Fatos Klosi: Meta po ndjek lojën e Berishës për shkak të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e papritur: Në varreza me...

Kreshnik Spahiu publikon foton e Lulzim Bashës dhe bën komentin e
x
BREAKING NEWS

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40 për qind e buxhetit shkonte në xhepin e tij, paratë i transportonte me çanta

Fatos Tarifa plas “bombën”: Korrupsionin e futi Ilir Meta, 40
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike nga përfundimi i projektit gjigant: Do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim

Kryeministri Rama uron 29 nëntorin dhe publikon videon me pamjet fantastike
x
BREAKING NEWS

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart Taçit? Braçe shpërthen i revoltuar dhe “hedh topin” tek Arben Ahmetaj: Unë siguroj dokumentin e plotë dhe në atë datë unë kam qenë vetëm deputet

Kush është zv.kryeministri që doli tek përgjimet e Rezart
x

Politike

Delina Ibrahimaj tregon si e mësoi postin e ri: Ja pse Rama më besoi drejtimin e Ministrisë

Delina Ibrahimaj tregon si e mësoi postin e ri: Ja pse Rama më besoi

Delina Ibrahimaj ministrja e Ekonomisë dhe Financave u shpreh se nuk e kishte pritur vendimin e kryeministrit Rama, për të qenë ajo në krye të institucionit më të rëndësishëm financiar në vend.

“Në fakt nuk e prisja. Isha e përqendruar në punën time dhe në të gjitha punët që kam bërë pasi dhe përpara se të isha drejtoreshë në Tatime, kam drejtuar INSTAT-in që është një tjetër institucion shumë  i rëndësishëm. Kam qenë e përqendruar në punën time dhe nuk kam parë punë tjetër. Siç thashë, kisha vetëm dy vite e pak që isha në atë institucion dhe kisha ndërtuar ëndrrat e mia brenda atij institucioni me qëllim që të realizoja objektivat deri në fund, por jeta është me sfida. Sfidat në këtë rast janë të bukura, të rëndësishme.” -u shpreh Ibrahimaj.

Sa i takon Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, institucion i drejtuar më parë prej saj, dy janë sukseset që Ibrahimaj vlerëson si arritje të saj.

“Unë vij nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, një nga institucionet më të rëndësishme të varësisë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nga ku kam drejtuar për pak më shumë se dy vite dhe në këtë institucion ka qenë një 2-vjeçar shumë intensiv pasi në këtë periudhë ne bëmë reformën më të rëndësishme të asaj strukture, atë të fiskalimizit. Ndërkohë që pati edhe shumë ecuri të tjera pozitive. Për herë të parë gjatë asaj periudhe ndodhën rimbursimet e TVSH-së që kanë qenë gangrena kryesore të bizneseve dhe tatimpaguesve. Ato u zeruan, u dhanë në kohë dhe të dyja këto unë i mbaj si fitore të miat në atë institucion.”- thekson Ibrahimaj.

Pjesë nga intervista:

Tufa: Ka mbërritur në studio ministrja e financave, znj.Delina Ibrahimaj. Si ndiheni në pozicionin e ministres? Ju vini nga Tatimet, si u bë ky kalim për ju?

Ibrahimaj: Dua ta theksoj ekonominë sepse është një degë e cila është integralisht e lidhur me financat, por ka në përbërje të vetë gjithë çështjet e punësimit. Pra, është ndër ministritë me portofolin më të madh. Është një sfidë e madhe të cilën patjetër unë e kam marrë me kënaqësinë më të madhe dhe gjithashtu përgjegjshmërinë më të madhe.

Unë vij nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, një nga institucionet më të rëndësishme të varësisë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nga ku kam drejtuar për pak më shumë se dy vite dhe në këtë institucion ka qenë një 2vjeçar shumë intensiv pasi në këtë periudhë ne bëmë reformën më të rëndësishme të asaj strukture, atë të fiskalimizit. Ndërkohë që pati edhe shumë ecuri të tjera pozitive. Për herë të parë gjatë asaj periudhe ndodhën rimbursimet e TVSH-së që kanë qenë gangrena kryesore të bizneseve dhe tatimpaguesve. Ato u zeruan, u dhanë në kohë dhe të dyja këto unë i mbaj si fitore të miat në atë institucion.

Tufa: Pra ky mund të quhet një lloj bilanci i juaji në dy vite e gjysmë tek Tatimet?

Ibrahimaj: Këto kanë qenë dy arritjet më të mëdha që unë i konsideroj që janë një piketë e re për sistemin Tatimor dhe për mënyrën sesi duhet të veprojë administrata tatimore. Fiskalizimi është pa dyshim reforma më e madhe që Tatimet kanë ndërmarrë gjatë këtyre viteve. Ndërkohë, patjetër ka pasur dhe reforma të tjera gjithmonë në kuadër të digjitalizmit dhe informatizimit të mënyrës sesi punohet në tatime me qëllim që të ulet korrupsioni, të rritet eficenca, të ulet evazioni.

Tufa: Po ngërç ku pati? Ku pati vështirësi në këto dy vite e gjysmë në drejtimin e Tatimeve?

Ibrahimaj: Tatimet janë një insitutucion i vështirë. Institucion i cili mbledh pjesën më të madhe të të ardhurave të buxhetit të shtetit. Ky institucion ka një kulturë jo të mirë institucionale dhe ngërci ka qënë në arritjen e futjes së sistemeve të reja, integrimit të sistemeve të reja në atë mentalitet që ekzistonte në atë institucion. Pra, ky ka qënë jo ngërci por vështirësia më e madhe le të themi në administratë. Megjithatë, mendoj që shumë gjëra të mira janë bërë. Jo vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve por në kuadër të digjitalizimit të shërbimit ndaj qytetarëve dhe sigurisht në atë që tatimet kishin mision por dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka mision që është ulja e evazionit dhe rritja e transparencës në drejtim të tatimpaguesve.

Tufa: Teksa të gjithë prisnin që kryeministri të anunconte emrat e kabinetit qeveritar. Ju e prisnit se do të ishit ju ministrja e financave dhe ekonomisë?

Ibrahimaj: Në fakt nuk e prisja. Isha e përqendruar në punën time dhe në të gjitha punët që kam bërë pasi dhe përpara se të isha drejtoreshë në tatime , kam drejtuar INSTAT që është një tjetër institucion shumë  i rëndësishëm. Kam qënë e përqendruar në punën time dhe nuk kam parë punë tjetër. Sic thashë, kisha vetëm dy vite e pak që isha në atë institucion dhe kisha ndërtuar ëndrrat e mia brenda atij institucioni me qëllim që të realizoja objektivat deri në fund por jeta është me sfida. Sfidat në këtë rast janë të bukura, të rëndësishme.

Tufa: Jua komunikoj vetë kryeministri? Kishit një anuncim përpara apo e morët vesh kur ishit në sallë? Patët besoj një bisedë më përpara..

Ibrahimaj: Në fakt jo. Unë jam njoftuar live, por sigurisht që kryeministri bën zgjedhjet e tij dhe është i bindur në zgjedhjet e tij dhe patjetër që unë e mirëprita lajmin.

Tufa: Si do ti cilësonit marrëdhëniet me kryeministrin Rama, duke nisur që nga Tatimet por edhe tani?

Ibrahimaj: Kryeministri është një person i cili sheh punën dhe jo gunën, sic thotë edhe populli. Pra, unë besoj që kam qënë zgjedhje e tij për këtë institucion të rëndësishëm për shkak të punës që kam kryer në institucionet që kam drejtuar më parë. Kam pasur një rritje graduale të karrierës sime dhe fatmirësisht vij në një institucion të cilin e njoh prej vitesh, kam pasur mundësi të bashkëpunoj ndër vite dhe besoj se kjo ka qënë arsyeja kryesore që ka bërë zgjedhjen e tij.

 

Më të lexuarat