BREAKING NEWS

Publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë, Artan Hoxhën e thërrasin në Polici, vjen reagimi që nuk pritej i Blendi Fevziut

x

Politike

“Demokratët e vërtetë nuk djegin as shkolla as mandate”, Voltana Ademi i përgjigjet Jozefina Topallit

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i është përgjigjur indirekt Jozefina Topallit dhe  ka mohuar se djegia e shkollës “Shejnaze Juka”, është kryer nga simpatizantët e Partisë Demokratike më 18 qershor. 

“Në Shkodër nuk është djegur asnjë objekt. Për korrektesë, atë ditë janë djegur kartonë që nuk duhet të ishin aty, sqaroj se shkolla nuk është djegur. Ne nuk i djegim shkolla, kjo është e vërteta, ne jemi vetëpërmbajtur për të mos ushtruar dhunë kundrejt dhunë që na është ushtruar. Ka pasur dhunë policore dhe kriminale nga ana e pushtetit”, deklaroi Ademi në emisionin ‘Kjo javë’, duke mos ia përmendur emrin Jozefina Topallit.

 

Topalli reagoi duke shkruar se "Djegia e shkollave nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Një demokrat i vërtetë nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet."