BREAKING NEWS

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë për parandalimin e koronavirusit, ka shkaktuar më shumë të vdekur

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë
x

Politike

Dënimi i Saimir Tahirit, reagon Partia Demokartike: Një vendimin i rëndë për të gjithë shqiptarët që shpresuan deri në ditët e fundit. Ja si duhet ndryshuar ky realitet

Dënimi i Saimir Tahirit, reagon Partia Demokartike: Një vendimin i

Pas vendimit të gjykatës për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u dënua me 5 vite burg, konvertuar në 3 vite shërbim prove. Partia Demokratike ka dalë sot me një deklaratë për shtyp. 

Sekretari i i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi nga selia blu, hodhi akuza të rënda, ku theksoi se sipas tij rasti i Tahirit vërtetoi se drejtësia ka rënë.

"Një vendimi i rëndë për të gjithë shqiptarë që shpresuan deri në ditët e fundit se ligji do të ishte i barabartë për të gjithë. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një. Rasti i Tahirit tregoi shqiptarëve se drejtësia në Shqipëri është e pashprese. PD paralajëmroi se ai do të dilte i paprekur. Tahiri doli i paprekur nga drejtësia se Edi Rama është peng i dosjes së korrupsionit.

Për sa kohë Edi Rama do të jetë në krye të qeverisë në Shqipëri nuk ka për të pasur drejtësi. Ka vetëm një rrugë për të ndryshuar këtë realitet që shkel me këmbë dinjitetin e cdo shqiptari. Kjo rrugë ështe clirimi i vendit nga krimi", tha Bardhi ndër të tjera.

Më të lexuarat