Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dënimi i Valdrin Pjetrit në Itali, PD bën lëvizjen e papritur gjatë pasdites në Shkodër

Postuar: 14/08/2019 - 20:22

Militantët e Partisë Demokratike në Shkodër po zhvillojnë një protestë përballë prefekturës, pas lajmeve lidhur me të shkuarën e Valdrin Pjetrit.

Protesta ka nisur në orën 19:30, ku dhjetëra mbështetës të PD-së janë mbledhur përpara prefekturës. Me pankarta në duar ku shkruhet "T'i kthejmë rinisë shpresën", "Stop lidhjes Shtet-Banda", "Stop blerjes së votës", ata po marshojnë drejt bashkisë së këtij qytetit. Të pranishëm janë ish-deputet dhe figura të tjera të kësaj force politike, ku mund të shquhet Bardh Spahia.

 
Kjo protestë vjen pasi PD-ja nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike, Gazment Bardhi publikoi disa dokumente, ku sipas tyre vërtetojnë që Valdrin Pjetri, i dalë fitues në zgjedhjet e 30 qershorit, ka qenë i dënuar me burg në vitin 2003 për drogë. Pas këtyre akuzave, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar informacion nga pala italiane nëse ndaj Valdrin Pjetrit është kryer ndonjëherë ndalim, arrestim, dënim për trafik narkotikësh apo dëbim nga shteti fqinj.
 
Ndonëse, Pjetri ka mohuar që të jetë dënuar në 2003 për drogë apo të jetë dëbuar nga Italia.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 12:24

Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit të 26 nëntorit që na la pas 52 viktima.

Postuar: 11/12/2019 - 12:19

Kryeministri Edi Rama takoi të prekurit nga tërmeti në Laç, ku lejoi të flisnin gratë fillimisht

Postuar: 11/12/2019 - 12:11

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme ka parë nga afër një tjetër qytet që po vuan nga dëm

Postuar: 11/12/2019 - 12:10

Kreu demokrat, Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi në Facebook ka uruar 29 vjetorin e themelimit t

Postuar: 11/12/2019 - 11:47

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot banorët e Laçit të prekur nga tërmeti, ndërsa ka parë nga a

Postuar: 11/12/2019 - 11:36

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot banorët e Mamurrasit, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti

Postuar: 11/12/2019 - 11:33

Me debate të forta është shoqëruar mbledhja e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.