BREAKING NEWS

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria kibernetike, Shqipëria u sulmua nga Irani

Rama thirrje Asamblesë së OKB-së: Kthejini sytë nga siguria
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë jep
x
BREAKING NEWS

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e njohur ruse lëshon alarmin: Katastroftë bërthamore...

“Lufta e Tretë Botërore ka nisur tashmë”, figura e
x
BREAKING NEWS

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i Transparencës ndryshon sërisht çmimet, ja sa do të shiten karburantet

'Fluturon' përsëri nafta dhe gazi/ Bordi i
x
BREAKING NEWS

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e të korruptuarve, zbulon se prokurorët specialë dhe agjentët e BKH po bashkëpunojnë me 20 skuadra të përbashkëta hetimore nga vendet e BE

Kreu i SPAK paralajmëron arrestime të bujshme në radhët e
x
BREAKING NEWS

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve në spitalin e Fierit dhe mbajtja peng e Xhamisë së Namazgjasë, si ndryshoi qëndrim Edi Rama për gylenistët pasi Erdogan filloi të tërhiqte investimet në Shqipëri

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve
x
BREAKING NEWS

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave të Gylenit, te blerja e dronëve 40 milionë euro nga dhëndri i Sulltanit turk

Ja 5 qokat e Edi Ramës për Erdoganin, nga masakrimi i shkollave
x
BREAKING NEWS

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim vizitë blic te spiuni Ilir Metaj, ish-Presdeinti distancohet nga “non grata” Sali Berisha

Ndryshon qëndrimi amerikan për njeriun e Malit me Gropa, Yuri Kim
x

Politike

Dënimi me 21 vite burg i Haxhisë dhe intervista e bujshme e ish-prokurorit të çështjes “Hajdari”, ja çfarë i kërkoi Sali Berisha në një takim sekret për Fatos Klosin dhe Thimio Kondin

Dënimi me 21 vite burg i Haxhisë dhe intervista e bujshme e

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg Izet Haxhinë pak muaj më parë, duke e shpallur fajtor për përfshirë në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari në vitin 1998. Ardhja e tij në Tiranë u pa si një sinjal për të rihapur dosjen e vrasjes së Hajdarit, pasi ata që porositën vrasjen janë të lirë. Haxhia ka drejtuar gishtin nga ish-kryeministri Sali Berisha, por ky i fundit ja doli të qëndronte larg procesit. Prokuroria dhe avokati i Haxhisë kërkuan që të thirrej të dëshmonte në gjykatë, por gjykata refuzoi kërkesën për Berishën. Dosja e bujshme e hetimit të vrasjes së Azem Hajdarit mbart shumë të fshehta për personat e implikuar. Gazeta “SOT” disponon dhe po e sjell për lexuesin një intervistë të ish-prokurorit nga Gramshi, Violent Çoniku , që ka hetuar dosjen e vrasësve të deputetit demokrat Azem Hadari. Ai ka rrëfyer për gazetën gjithë odisenë e trajtimit të kësaj dosjeje krimi e cila deri tani, nuk duket se i ka hapur të gjithë "fletët e zeza".

-Kur keni patur kontaktin e parë me dosjen "Hajdari"?

Në tetor të vitit 2002, jam ngarkuar me urdhër të prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, për t'u paraqitur dhe për të dëshmuar në Komisionin Parlamentar Hetimor të cilësuar "Klosi", i cili kishte në trajtim dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit. U paraqita në këtë komision parlamentar dhe jam përgjigjur për çdo pyetje, të drejtuar prej ish-anëtarëve të këtij komisioni, si Bashkim Fino, Mustafa Muçi, Gazmir Bizhga, Spartak Ngjela, Fatos Beja, Edi Paloka etj., të cilët kanë kërkuar informacion nga ana ime, të cilat kishin lidhje me një çështje, që unë kisha hetuar si prokuror në Gramsh, në lidhje me dy të arrestuarit Isamedin Haxhia dhe Halil Haklaj, të cilët ishin arrestuar në 17 korrik 1998, "për trafik armësh". Këto emra, më pas rezultoi se kishin lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit. Për këtë edhe u thirra në komisionin parlamentar. U jam përgjigjur gjithë pyetjeve, në përputhje me dosjen hetimore që kisha përgatitur për ta, në lidhje me arrestimin e tyre, për trafikun e armëve.

-Në çfarë pistash orientoheshin pyetjet, që ju bënë deputetët e komisionit hetimor?

Pyetjet nisën për dy të arrestuarit Isamedin Haxhiaj dhe Halil Haklaj, rreth dosjes hetimore me Nr.106, korrik 1998, persona të cilët akuzoheshin "për trafik armësh" dhe më pas, sipas ngjarjeve dhe akuzave, akuzoheshin për vrasjen e Azem Hajdarit. Konkretisht, deputeti Spartak Ngjela, më ka paraqitur në komision një dokument, të cilin e kishte tërhequr nga Prokuroria e Përgjithshme, me autorizim të ish-prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, dokument që përmbante një informacion të dërguar nga SHISH, firmosur nga ish drejtuesi i Fatos Klosi, në të cilin përcaktohej, se (unë) prokurori i Gramshit Violent Çaniku, kisha arrestuar dy shtetas dhe konkretisht zotërinjtë Isamedin Haxhia dhe Halil Haklaj, pasi sipas atij dokumenti, "më kishte telefonuar i ndjeri Azem Hajdari për t'i arrestuar". Ky dokument besoj se gjendet në Prokurorinë e Përgjithshme, në SHISH dhe në Komisionin Hetimor Parlamentar, dokument të cilin ma kishte zënë në gojë shoqërisht edhe ish-prokurori i çështjes Hajdari, z. Haxhi Giu, por që na atë kohë, nuk i kushtova rëndësi. Kur u ballafaqova në komisionin Parlamentar, këtë dokument ma paraqiti Spartak Ngjela, ish-kryetar i komisionit hetimor Parlamentar, të pagëzuar "Komisioni Klosi". Zoti Ngjela, më pyeti me këmbëngulje: A është e vërtetë kjo që thotë SHISH në këtë informacion? A qëndron fakti, që Azemi të ka dhënë porosi, për të arrestuar Haxhinë dhe Haklajn? Përgjigja ime ishte kjo: Ai informacion është një trillim i SHISH dhe Azem Hajdari, nuk më ka zënë në gojë emrat e tyre asnjëherë. Më pyetën dhe anëtarët e tjerë komisionit parlamentar, të cilët interesoheshin për arrestimin e tyre dhe nëse kishte ndonjë ndërhyrje, për t'i liruar nga burgu. Madje Bashkim Fino, më tha, se "kishte përgatitur 100 pyetje, por që nuk m'i bëri, mbasi më tha se i kuptova gjërat". Por z. Fino, më bëri një pyetje për Fatos Klosin, duke u interesuar "nëse gjendej apo jo në Gramsh dhe a ka ndërhyrë tek ju, për t'i liruar". Unë ju përgjigja: “Fatos Klosi ka qenë në Gramsh në datën 24 gusht 1998, kur dy personat ishin në burg, por nuk më ka kërkuar lirimin e tyre. Po në atë datë dhe në atë orë, ka qenë në Gramsh edhe ish-ministri i Drejtësisë, Thimjo Kondi.

-A keni patur kontakt, me z. Thimjo Kondi atë ditë?

Nuk kam patur asnjë kontakt, madje as përshëndetje me të. Ai shkoi në gjykatën e rrethit Gramsh, që ishte një kat më poshtë prokurorisë. Unë nuk e di se çfarë bisedoi, por di faktin, që procesi gjyqësor i Haxhiajt dhe Haklajt, ishte caktuar nga gjyqtarja e çështjes Brundilda Çarçiu në datën 20 tetor 1998. Pas ardhjes dhe ikjes së Thimjo Kondit në gjykatën e Gramshit, data e gjyqit ndaj tyre u afrua dhe u caktua në datën 4 shtator 1998, seancë në të cilën, si Isamedin Haxhiaj dhe Halil Haklaj, befasisht dhe në mënyrë të papritur u liruan.

-Sipas jush, cili ishte motivi i lirimit të tyre?

Nuk u dha asnjë shpjegim në seancë, por lirimi i tyre u motivua me faktin, që armët ishin në qarkullim të lirë për gjithë shqiptarët pas hapjes së depove në vitin 1997 dhe kështu, sipas vendimit të gjykatës, ata u dënuan vetëm me kohën e paraburgimit. Madje pati dhe kujtesa, që "të mbyllet kjo çështje dhe të mos merret më, askush me këtë çështje".

Ju si prokuror, a keni patur ndërhyrje për lirimin e tyre?

Këtë pyetje ma ka bërë dhe Komisioni Hetimor Parlamentar dhe unë dëshmova, që kisha një ndërhyrje, por jo nga SHISH, veçse nga Izet Haxhia, vëllai i Isamedin Haxhiajt, ish-truproja i Sali Berishës, i cili dihet, që në ato kohë fliste në emër të "doktorit" (Saliut), por që nuk ndikova fare në lirimin e tyre, madje ai pas shpërfilljes time, nuk këmbënguli më tej pas refuzimit tim. Ata janë liruar, siç e thashë më sipër, pas ardhjes në gjykatë të ish-ministrit të Drejtësisë Thimjo Kondi. Unë di, që ata u liruan, por se cilët e kishin bindur, apo urdhëruar Thimjo Kondin që t'i lironte, këtë e di vetëm ai, ndoshta nga njerëz të fuqishëm të pushtetit, të parlamentit dhe shërbimeve speciale shtetërore. Unë kam bërë vetëm hetimin e tyre, ndërsa arrestimin e ka bërë prokurori i rrethit Gramsh.

-A e ka patur dosjen e tyre, Komisioni Hetimor Parlamentar?

Ajo dosje është përgatitur nga mua dhe më pas, më kanë thënë, se nuk ekziston më, mbasi sipas informacioneve, këtë dosje e kishte marrë SHISH. As unë nuk e di se ku gjendet kjo dosje.

-Ç' lidhje ka lirimi i tyre, me vrasjen e Azem Hajdarit?

Besoj se lirimi i tyre ka lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, mbasi ata që i liruan, pra jo zbatuesi i urdhërit të lirimit të tyre, ish-ministri Thimjo Kondi, por të tjerë më të fuqishëm se ai, janë akuzuar nga Sali Berisha, si vrasësit real të Azem Hajdarit, të cilët do të vijë dita, që patjetër do të publikohen. Ata u liruan në datën 4 shtator 1998 dhe u liruan me porosi nga "lart". Sipas dokumentit të SHISH, që m'u paraqit në komisionin Hetimor Parlamentar, thuhej që "këta i kishte arrestuar një porosi e Azem Hajdarit, ku sipas atij dokumenti, më ishte dhënë mua prej Azemit". Ky dokument, u ishte bërë i ditur dhe dy të arrestuarve Haxhiaj dhe Haklaj të cilët e kishin, madje siç më kanë deklauar gjatë hetimeve, janë nxitur për të krijuar konflikt me Azem Hajdarin e për t'u hakmarrë ndaj tij. Pas këtij lirimi të tyre, ndodhi vrasja në 12 shtator 1998, vrasje për të cilën u arrestua Isamedin Haxhiaj dhe miku i tij Fatmir Meta, si dhe u akuzua Halil Haklaj, i cili u vra në 4 gusht 1999, përpara se të bëheshin arrestimet për vrasjen e Azemit.

-Cilët kanë dijeni përveç komisionit Hetimor Parlamentar, rreth informacioneve që keni ju në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit?

Për dëshminë që dhashë në komisionin hetimor Parlamentar, kam vënë në dijeni zotin Sali Berisha, i cili e ka dëshminë time shumë kohë më parë, se të vija në komision, ose më saktë, që në muajin gusht 1999. Ai i ka të gjitha letrat dhe dëshminë time. Sali Berisha i di të gjitha faktet dhe është e drejta e tij, nëse do t'i bëjë publike dhe nëse do të kërkojë, ose jo rihapjen e çështjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Ju konfirmojë, se përpara se të shkoja në komision, pra 1 javë më parë, kam shkuar përsëri tek Sali Berisha, i thirrur prej tij, kur isha prokuror në Pukë, duke më njoftuar nëpërmjet sekretarit të PD Pukë, i cili më erdhi në mes të natës në shtëpi dhe më tha, se "e kishte njoftuar Edi Paloka, që të paraqitesha urgjent tek "doktori" në Tiranë". Kur shkova tek Berisha, ai më tha: Këto ditë do të jesh në komisionin Hetimor Parlamentar. Thuaj ato që më ke thënë mua dhe deklaro të vërtetën, që Fatos Klosi dhe Thimjo Kondi kanë qenë në Gramsh dhe më pas, janë liruar Isamedin Haxhiaj dhe Halil Haklaj. Berisha më vonë më tha: Kur të vijmë në pushtet do ta hapim dosjen, por këto që ke biseduar me mua, mos i bisedo me askënd dhe mos i jep askujt asnjë letër".

Më të lexuarat