Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Denoncimi, Berisha publikon letrën: "Lironin të burgosurit derisa të arrestohet Berisha dhe Basha"

Postuar: 22/10/2017 - 21:37

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me publikimin e letrave dhe mesazhe të qytetarit dixhital. Sot, një tjetër letër e pazakontë ka ardhur në adresë të ish-kryeministrit, ku më pas ai e ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook”.

Në letër qytetari shprehet se ndihet i rrezikuar në vendin e tij.

Ai thotë se është akuzuar më parë në Shqipëri dhe ka dalë i pafajshëm, pyet se përse ish-ministri Saimir Tahiri nuk shkon në gjyq përderisa nuk është fajtor. Ai shkruan se ‘ligji është për politikanët por për mua nuk ekziston’.

STATUSI I BERISHËS

Letër nga qytetari K.B.!
“Z.Berisha mos ta dëgjoj të përmendësh Vetting e reformë në drejtësi.
Opozita ka përgjegjësitë e veta, diljuni zot ose dorëzohu (LERINI MANDATET NE TAVOLINE, BEHUNI ME POPULLIN)
Lironi të gjithë të burgosurit dhe ata që janë në paraburgim deri sa të arrestohet Sali Berisha dhe Lulzim Basha pasi as ne, ashtu si Saimiri, nuk pranojmë të kemi asnjë akuze nga Prokurorët pa u marrë vendimi i arrestit ndaj jush (kjo lart është filozofia komuniste)

Ça kuptimi ka ky institucion kur ecet me këtë filozofi (unë nuk pranoj akuzë pa u arrestuar vrasësi i presidentit Amerikan John Kennedy)

Unë nuk pranoj t’më hetojë një prokuror që e ka origjinën nga Tropoja.

Unë nuk pranoj pranga nga asnjë prokuror, nëse ata nuk arrestojnë ata që nuk mundën t’i arrestonin ose ku di unë.

Z.Berisha më vjen shumë keq që ju drejtohem juve! Por e shikoj se unë jam i rrezikuar në vendin tim, unë nuk jam i barabartë përpara ligjit.

Ligji është për politikanët por për mua nuk ekziston.
Ky është fundi i një shteti ligjor.
Kjo që unë pashë sot është tronditëse dhe e pa imagjinuar.
Jemi të shokuar përpara një vendimi si ky i sotshmi.
Unë personalisht jam akuzuar nga prokurorët.

Unë personalisht jam deklaruar i pafajshëm në sallën e gjyqit: por unë nuk e refuzova, shkova se nuk kisha faj.
Tani Saimiri pse nuk shkon deri sa nuk është fajtor (si un z.Berisha )
Ky nuk është shteti im, ky nuk është vendi im, kjo nuk është Shqipëria ime, unë jam dhe nuk mund të jem shqiptar.

Unë nuk i pranoj ligjet dhe kushtetutën e këtij vendi.
Për mua ato kanë dy standarde; një për pushtetarët dhe një për mua.

Kam jetuar dhe jashtë Shqipërisë, jam arrestuar dhe atje por të drejtat e mia s’mi ka mohuar asnjë shtet por mi mohon vendi im, shteti im, ATDHEU IM

PËR MUA SOT KY SHTET ËSHTË I FUNDOSUR, NUK DUA MË ASNJË PARTI (partia s’ka kuptim kur ligji shkelet dhe ka dy standarde) Shumë faleminderit nëse më lexoni”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 44

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 14:01

Këshilli Bashkiak do të mblidhet të premten në orën 16:00 do të miratojë disa vendime, ku mes tyre buxheti për vitin e ardhshëm dhe dhënia e kredive të buta për qytetarët që nuk kanë banesa.

Postuar: 19/12/2018 - 14:00

Gjatë takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me studentët në Vlorë, jo pak herë debatoi me ta.

Postuar: 19/12/2018 - 13:45

Kryeministri Edi Rama sot po zhvillon një takim me studentët në Universitetin e Vlorës.

Postuar: 19/12/2018 - 13:41

Debate dhe replika të ashpra kanë ndodhur me studentë dhe kryeministrit Rama gjatë takimit në Uni

Postuar: 19/12/2018 - 13:22

Kryeministri Edi Rama mohon të bëjë jetë luksi!

Postuar: 19/12/2018 - 12:59

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë të universitetit të Vlorës.

Postuar: 19/12/2018 - 12:51

Një debat i gjatë mes një studenti nga Vlora dhe kryeministrit Edi Rama, ka bërë që ky i fundit t