BREAKING NEWS

“Edhe vetë ata nuk po e besojnë”, Artan Hoxha i përgjigjet ashpër Lefter Allës: I bie që unë dhe Sali Berisha të kemi...

x

Politike

Denoncimi bombastik i "zjarrfikësit": Ja afera miliona euro që po pengon shuarjen e zjarrit në Shëngjin!

“Mafia e trojeve qëndron prapa zjarrit në Shëngjin dhe talljen shtetërore me gjoja fikjen e tij”.
 
Kështu shkruan sot në faqen e tij në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar një mesazhi të mbërritur në adresë së tij nga një “zjarrfikës”.
 
Sipas mesazhit të pasqyruar në rrjetin social, një zjarrfikës që punon në Kosovë e që aktualisht është me pushime në Shëngjin, thotë se ka një “informacioni të saktë”: helikopteri ushtarak ka punuar vetëm dy orë, ndërsa helikopteri privat VIVA ka punuar 5 ditë, por nuk e ka fikur qëllimisht zjarrin se kishte një marrëveshje 2.000 euro orën dhe ka fituar miliona euro.