
Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Denoncimi i PD, ISHP përgjigjet: Krahasim absurd, testet serologjike dhe analiza PCR janë 2 gjëra të ndryshme

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Gusht 2020
Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar dje dhe i është përgjigjur Partisë Demokratike, sa i takon denoncimit që kjo e fundit ka bërë për testimet serologjike. Instituti i Shëndetit Publik i ka kujtuar PD se, analiza PCR dhe testet serologjike nuk janë e njëjta gjë, e për pasojë edhe rezultati nuk mund të jetë i njëjtë. Ditën e djeshme ish-deputeti Bardh Spahia, ka denoncuar sërish një rast ku një person që ka bërë testin në privat i rezulton ndryshe dhe në shtet ndryshe. Sipas ISHP krahasimi i PD është absurd. “Në vijim të deklaratave të bëra nga një ish-deputet i Partisë Demokratike, dhe të ndara më pas në faqen e kësaj partie, Instituti i Shëndetit Publik siguron qytetarët shqiptarë, se laboratorët tanë të kryerjes së analizave PCR, janë të standardeve më të larta të cilësisë dhe sigurisë. Cilësia e punës së specialistëve të ISHP dhe testeve të përdorura në rastin e COVID-19, janë të certifikuara! Kitet dhe reagentët e përdorura nga ISHP janë të standardeve ndërkombëtare, prodhuar nga kompani lider në sistemet dhe reagentët bioteknologjike, të ekstraktimit dhe amplifikimit të acideve nukleike. Me këto kompani punojnë të gjitha vendet e BE-së. Epidemiologët tanë të terrenit dhe ekspertët e shëndetit publik, si dhe ata të laboratorit të ISHP, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një punë të palodhur dhe shembullore, që nga dita e parë e pandemisë”, thuhet në reagimin e ISHP. Më tej në njoftimin e ISHP, thuhet se pas denoncimit të PD fshihen përpjeke për të bërë politikë më pandeminë. Sakaq ISHP ka theksuar se në të dyja rastet, edhe testi i PCR, kitet dhe reagentët janë të certifikuara. “ISHP e konsideron krahasimin absurd mes analizës PCR dhe testeve serologjike, një përpjekje dashakeqe për të bërë politikë me pandeminë. Padituria në dallimin mes testit PCR, dhe analizave serologjike, të cilat nuk bëjnë diagnostikim dhe saktësia e të cilave ende po vlerësohet kudo në botë nuk duhet të shërbejë për të çoroditur qytetarët. ISHP hedh poshtë çdo aludim mbi punën e kualifikuar të institucionit, dhe u kujton qytetarëve se Laboratori ynë i Virologjisë është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar, që siguron edhe kontrollin e cilësisë së tij. Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare të informacionit, kur duan të informohen në lidhje me ecurinë e pandemisë në vendin tonë”, njofton ISHP.
Më të lexuarat


Biberaj liston gabimet e Partisë Demokratike: Ramës iu la fusha bosh, e vërteta është se...

“Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment”/ Kandidoi për deputete, prek me mesazhin e ndjerë: I kam vënë vetes një detyrë që s’është aspak e lehtë për mua

PD ndez motorët e fushatës, cakton si koordinator për qarkun e Lezhës pedagogun e njohur (Emri)

Deklarata e fortë e Klevis Balliut, paralajmëron nxjerrjen e disa dokumenteve ‘sekrete’: Do ndodhë këtë jave!

Nuk ndalet kryeministri Rama, publikon pamjet nga premtimi i radhës i mbajtur nga qeveria e tij (FOTO)

Jorida Tabaku lë mënjanë për një moment politikën, nxjerr foton si rrallëherë ndonjëherë

“Nuk bëri kurrë kompromis me të keqen”, Lulzim Basha përkujton demokratin e njohur: Politikani model ku mllefi dhe hakmarrja për kundërshtarin politik nuk gjeti kurrë vend! (FOTO)

Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Kushtetuesja nis punën me ligjin e pronave, ish-pronarët kundër draftit të qeverisë, më 4 shkurt rihapet debati

Berisha rrezikon të merret në pyetje nga SPAK, nis grumbullimi i dokumenteve për aferën e “Kompleksit Partizani”, do thirren të gjithë të akuzuarit
