BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Denoncon PD: Qytetarët e Kurbinit ka tre javë pa marrë bonusin e qerasë

Denoncon PD: Qytetarët e Kurbinit ka tre javë pa marrë bonusin e

Deputeti i Partisë Demokratike Kastrot Piroli deklaron se familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 kanë mungesë të bonusit te qerasë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, deputeti thotë se prej 3 javësh 1500 familje janë pa bonus qeraje, teksa akuzon qeverinë se ka mashtruar qytetarët dhe se pas 2 vitesh nga tërmeti 6 mijë qytetarë të Laçit janë pa shtëpi.

 “Braktisja e madhe e qeverisë në Kurbin. Prej 3 javësh 1500 familje pa bonus! Qeveria të mos vjedhë për pak orë dhe të zgjidhë menjëherë problemin!  Arben Ahmetaj mashtroi sërish sot banorët e Kurbinit. 2 vite pas tërmetit shkatërrimtar, të paktën 6 mijë laçjanë jo vetëm nuk kanë hyrë akoma në shtëpitë e tyre, por nuk marrin më as bonusin e qerasë.  Bonusi duhet të ishte në llogaritë e qytetarëve prej datës 1 tetor. Sot është mesi i muajit dhe banorët e dëshpëruar gjenden përpëra llogarive bosh! 1500 familjet janë në gjendje mbijetese! Çdo ditë vonesë e bonusit të qerasë do të thotë që kryefamiljarët kanë hequr paratë e bukës së gojës së fëmijëve për të paguar qeranë, që ka marrë përsipër ta paguajë qeveria.  Jam i bindur që Edi Rama dhe Arben Ametaj nuk duan t’ia dinë për jetën e vërtetë të vështirë të njerëzve të ndershëm, sepse ata jetojnë mes luksit. Vetë darkojnë te Nusreti, ndërsa për qytetarët e Kurbinit nuk paguajnë as detyrimin ligjor të bonusit të qerasë. Është e pafalshme kjo mizori kundrejt njerëzve më të pamundur.  Qeveria ka para, por i ka për të vjedhur me tenderat e energjisë. Le të mos vjedhin për disa orë dhe t’u japin banorëve të Kurbinit urgjent bonusin e vonuar prej 3 javesh. Le t’i lënë llogaritë e rrogave të tyre bosh dhe të mos luajnë me bukën e gojës!”- shkruan ai. 

Më të lexuarat