Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Departamenti i Shtetit: Kerry marrëveshje me Ramën për të sjellë 2 mijë muxhahedinë në Shqipëri, në këmbim të 20 milionë USD

Departamenti i Shtetit: Kerry marrëveshje me Ramën për të sjellë 2 mijë muxhahedinë në Shqipëri, në këmbim të 20 milionë USD

Postuar: 15/02/2016 - 07:56

Konfirmohen të gjitha dyshimet. Edi Rama dhe John Kerry janë dakordësuar dje në Kryeministri për të strehuar në Shqipëri dy mijë muxhahedinë iranianë, të cilët deri në vitin 2012, cilësoheshin nga amerikanët si terroristë. Pasi ka pranuar në fshehtësi strehimin e 1 mijë muxhahedinëve, shefi i qeverisë shqiptare, po në mungesë transparence, ka rënë dje dakord për të strehuar edhe 2 mijë terroristë në Shqipëri.
 
Ashtu siç edhe ka paralajmëruar Gazeta SOT prej disa ditësh, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, nuk erdhi dje në Tiranë për reformën në drejtësi, integrimin, Byronë Kombëtare të Hetimit, sfidat ekonomike dhe për axhendat e tjera të sajuara nga Edi Rama, por ka ardhur për strehimin e 2 mijë muxhahedinëve në Shqipëri. Edi Rama ka pranuar kërkesën e amerikanëve në këmbim të 20 milionë USD, ndërsa shqiptarëve u përbetohej në media se nuk kishte diskutuar me John Kerry-n për çështjen e muxhahedinëve. Por, vetëm disa orë pasi John Kerry u largua nga Shqipëria dhe Edi Rama mashtroi shqiptarët në media, gjithçka është konfirmuar nga vetë Departamenti Amerikan i Shtetit. Zyrtarë të DASH kanë konfirmuar dje për “VOA” se boshti, misioni dhe arsyeja kryesore e vizitës së Kerry-t në Tiranë ka qenë kërkesa për strehimin e dy mijë muxhahedinëve, kërkesë e cila është pranuar nga Rama në këmbim të vizitës, 20 milionë USD dhe gjuhës së moderuar ndaj qeverisë. Skandali është i dyfishtë. Së pari, qeveria shqiptare pranon në fshehtësi strehimin e dy mijë personave me të shkuar terroriste, persona të cilët nuk i pranon asnjë vend në botë, madje as vetë SHBA. Së dyti, Rama dhe ministrat e tij, mashtruan dje shqiptarët, teksa deklaruan se kjo çështje nuk ka qenë pjesë e diskutimeve në takimin dypalësh. 
 
Deklarata e DASH 
 
Sipas një reagimi të një zyrtari të lartë të DASH, të dhënë për VOA, Sekretari i Amerikan i Shtetit, John Kerry, shfrytëzoi vizitën në Shqipëri, për të falënderuar qeverinë shqiptare për rivendosjen e anëtarëve të një grupi opozitar iranian, të njohur si muxhahedinët e Khalq ose MEK. “Gjatë dy viteve të fundit, Shqipëria ka marrë rreth 1,000 anëtarë të MEK dhe është e angazhuar për rivendosjen e një shtese prej 2,000 anëtarësh”, tha një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. Përpara vizitës në Tiranë, zyrtari tha se nuk do të flasin publikisht për përpjekjet e zhvendosjes, e cila mbetet një çështje e ndjeshme. SHBA e ka ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj për rivendosjen e MEK, një grup që e ka mbështetur SHBA-së në operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në luftën e saj kundër terrorizmit. “Ndihma e SHBA-së përfshin një donacion prej 20 milionë dollarësh për agjencinë e KB-ra të refugjatëve për të ndihmuar në rivendosjen e MEK”, tha zyrtari i Departamentit të Shtetit. 
 
Rama: Nuk biseduam për muxhahedinët
 
Sintagma e famshme “ç’më duhet mua se çfarë bëj unë” i ka shkuar dje për shtat më shumë se çdo marrëzi tjetër shefit të qeverisë shqiptare, Edi Rama. Kryeminsitri i vendit ka hyrë në një valle paradoksi dhe pabesueshmëri. Edi Rama ka mohuar kategorikisht bisedën me John Kerry-n për çështjen e muxhahedinëve, por në të njëjtën kohë ka pranuar se ka një marrëveshje për strehimin e tyre në Shqipëri. Situata duket e ngjashme me historinë e armëve kimike, ku kryeministri mohoi zërat për një marrëveshje, ndonëse në fund amerikanët u shprehën shumë të zhgënjyer për tërheqjen dhe thyerjen e tij. Pas kësaj historike, shqiptarët janë të prirur të besojnë të kundërtën e saj që thotë Rama. Pas takimit me Sekretarin e Shtetit, John Kerry, Rama tha se nuk kishte diskutuar me kryediplomatin amerikan çështjen e muxhahedinëve. “U diskutuan të gjitha ato që thashë edhe në deklaratën për shtyp. Arsyeja (muxhahedinët) që diskutohej në media për ardhjen e tij këtu, nuk është diskutuar në asnjë sekondë. Arsyeja e vizitës dhe përmbajtja e saj ishte e lidhur me vazhdimin dhe thellimin e një bashkëpunimi dhe një partneriteti strategjik të firmosur në deklaratën e viti të shkuar dhe brenda kësaj përmbajtjeje ishte edhe reforma në drejtësi”, deklaroi Rama. 
 
Paradoksi 
 
Në të njëjtën kohë, Rama tha se ka një marrëveshje për këtë çështje. Rama tha se nuk ka asnjë debat mes palëve për këtë çështje, pasi ka një marrëveshje për të pranuar strehimin e muxhahedinëve. “Është një çështje që nuk ka qenë asnjëherë çështje debati mes nesh. Është një çështje që ka një vijimësi nga e shkuara dhe ne vazhdojmë t’i qëndrojmë atij angazhimi”, u shpreh Rama. 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 35

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 22:13

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje ngjarjen e rëndë, ku u gjet i vdekur Shkelzen Qordja, shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Postuar: 19/09/2018 - 22:01

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se nëse opozita del në rrugë për të protestuar

Postuar: 19/09/2018 - 21:35

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shprehet pro ngritjes së një komisioni për të hetuar atë që e

Postuar: 19/09/2018 - 20:56

Artan Hoxha ka komentuar masakrën e Lushnjes,  ku u vra Zamir Latift dhe Jurgen Hoxha.

Postuar: 19/09/2018 - 20:50

Në emisionin ‘FAKT’ kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar se pse Shpëtim Idr

Postuar: 19/09/2018 - 20:16

Pas takimit me artistët për çështjen e Teatrit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka da

Postuar: 19/09/2018 - 19:52

Zv/Kryeministrja Senida Mesi priti sot në një takim Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së