BREAKING NEWS

Mbi 900 të infektuar dhe dy humbje, MSH zbardh bilancin e fundit: Si paraqitet situata në spitale

Mbi 900 të infektuar dhe dy humbje, MSH zbardh bilancin e fundit: Si
x
BREAKING NEWS

Gjykata e lartë merr vendimin për dy prokurorët e njohur të SPAK. Zbardhet çfarë u vendos për 'fatin' e tyre

Gjykata e lartë merr vendimin për dy prokurorët e njohur të
x
BREAKING NEWS

GJKKO iu jep goditjen e fortë 2 ish gjyqtarëve të Kushtetueses dhe 5 gjyqtarëve të GJL (EMRAT)

GJKKO iu jep goditjen e fortë 2 ish gjyqtarëve të Kushtetueses
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë fund jetës, zbardhet arsyeja e aktit ekstrem, dalin pamje nga vendi ku vdiq gazetari dhe analisti (VIDEO)

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë
x
BREAKING NEWS

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të rëndësishme”, Frrok Çupi ‘shigjeton’ qeverinë: Ai nuk ka keq vetëm ministrat, por edhe...

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të
x
BREAKING NEWS

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i banesës (EMRI+FOTO)

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga
x
BREAKING NEWS

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në Tiranë, policia vendos perimetrin e sigurisë

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga kati i katër i pallatit

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga
x

Politike

Deputeti demokrat vjen me pankartë në Kuvend: Vetëm drejtësia do të jetë shpëtimi jonë

Deputeti demokrat vjen me pankartë në Kuvend: Vetëm

Deputeti demokrat, Dashnor Sula e quajti sot qeverisën e PS-së si kampione dhe fituese e medaljes së artë për nivelin e lartë të borxhit që ka marrë gjatë këtyre viteve. Duke dhënë disa shifra ai tha se vetëm nga shtatori deri në dhjetor qeveria ka marrë 1 miliardë euro borxh. Ndërkohë që borxhi publik për çdo qytetar tani është 5 milionë lekë.

“Kam pyetur ministren e financave, sa është numri i marrëveshjeve të huas. Përgjigjja 252 marrëveshje. Sa marrëveshje borxhi janë lidhur nga 2013 deri më sot? 58 marrëveshje. Sa është vlera e borxhit? 5.4 miliardë euro. Në çfarë viti parashikohet që Shqipëria të shlyejë të gjitha detyrimet? Përgjigjja 2053, por mund të shkojë edhe 2075 me marrëveshjet e tjera që janë firmosur. Pra ne s’do jemi gjallë, por edhe fëmijët e nipërit tanë do jenë në borxh. Sa është detyrimi monetar që ka çdo qytetar si rrjedhojë e këtyre marrëveshjeve? 5 milion lekë. Imagjinoni një familje në zonat rurale me 6 pjesëtarë? Me 30 milionë lekë e nisin ditën ata. Kjo qeveri e meriton medaljen e arit për borxhin”, tha Sula.

Sipas tij “kur erdha në mëngjes këtu pashë një varg me fugona të policisë dhe i bëra një foto. Mendova se ka ardhur momenti që do arrestohet ndonjë ministër, ish ministër apo ndonjë deputet i korruptuar. Por ata kishin ardhur sepse këtu kish ardhur banda e 5 Majit që po iu prishen banesat. Si nga e majta dhe nga e djathta ka njerëz shumë të nderuar, edhe ndonjë ministër me integritet është dhe nuk dua të bëj diversion, por ka njerëz këtu që me paga shteti kanë bërë pasuri përrallore. E vetmja rrugë shpëtimi për këtë vend nuk është zgjidhja përmes votës. Rama i di të gjitha mënyrat për ti fituar zgjedhjet. E vetmja rrugë për të shpëtuar këtë vend është të vihen para drejtësisë ministrat e zyrtarët që abuzojnë. Ky do jetë shpëtimi jonë”.

 

Më të lexuarat