
Frrok Çupi plas “bombën”: Meta do të arrestohet me urdhër të NATO për “puçin” në Rinas, ka spiunuar kundër SHBA, u shërben forcave jo mike

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Shkruar nga Rigels Seliman 1 Mars 2021

Deputetët e Partisë Socialiste i janë përgjigjur “flakë për flakë” presidentit Ilir Meta, duke shpërthyer në akuza në adresë të tij. Ditët e fundit presidenti Meta ka shtuar dozën e sulmeve, akuzave dhe kërcënimeve në adresë të qeverisë, ndërsa në shumë deklarata iu ka bërë thirrje qytetarëve që ka ardhur koha që të ngrihen dhe marrin në dorë fatet e vendit. Por një përgjigje për këto deklarata ka ardhur edhe nga deputetët e PS, të cilët i kanë bërë thirrje kreut të shtetit që të sillte si shtetar dhe jo si rrugaç. Fillimisht ka qenë deputeti socialist, Bujar Çela, i cili dje gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ka zbuluar edhe arsyet kryesore se përse kreu i shtetit ka dalë nga roli i tij, ndërkohë që ka paralajmëruar ditë të zeza për zotin Meta. Sipas tij, presidenti do jetë subjekt i SPAK dhe për këtë ai ka sjellë në kujtesën e qytetarëve shqiptarë kohën kur presidenti Meta doli në video për korrupsion, sikundër ishte ajo e publikuar nga ish-ministri Dritan Prifti që më pas shkaktoi edhe “21 Janarin”. “Presidenti Ilir Meta bën mirë të përgatitet moralisht dhe shpirtërisht se po i ngushtohet laku dhe do të japë llogari për floririn e Kërrabës, për korrupsionin që doli në video me zë e figurë për 700 mijë euro, për tragjedinë e 21 Janarit ku u vranë 4 qytetarët të pafajshëm për shkak të Metës dhe Berishës. Kështu që këto kërcënime nuk na frikësojnë fare neve që i lëshon Meta, pasi presidenti është ai që do të përfundojë tek SPAK për zullumet që ka bërë. Meta ka kohë që ka ikur nga mendorja dhe është i trembur që opozita e tij do të korrë një humbje spektakolare në 25 prill, andaj dhe ka nisur dhe të bëjë si trim. Pra, nuk dua të zgjatem dhe e kam thënë dhe po ripërsëris se e gjithë Shqipëria e di kush është Ilir Meta dhe përse ai është tërbuar, pasi SPAK është makth i tij. Ilir Meta nuk e meriton të jetë president i Shqipërisë”, deklaroi ai.
Meta të arrestohet nga SPAK
Më tej i ashpër në reagimin e tij, deputeti Çela i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të hetojë, madje ta arrestojë presidentin Ilir Meta, ndërsa theksoi se një nga akuzat që mund të ngrihen ndaj tij, janë tragjedia e “21 Janarit” dhe thirrjet për përmbysje të qeverisë me dhunë. “Unë u qëndroj atyre që kam thënë dhe mendoj se nëse nuk arrestohet presidenti Ilir Meta, SPAK, BKH dhe prokuroria ka rënë. Ilir Meta duhet të arrestohet në flagrancë për thirrjet anti-kushtetuese që bën për përmbysjen e rendit me dhunë dhe gjuhën e shfrenuar politike. Këtë nuk e them si politikan, por e them në emër të mijëra qytetarëve që kërkojnë arrestimin e Metës që ka grabitur këtë popull dhe vrau 4 protestues të pafajshëm në 21 Janar. Ilir Meta i ka nxjerrë të ujin e zi vendit dhe nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat, shkaku është mosarrestimi i Ilir Metës si Peshku i Madh. Kështu që unë inkurajoj, madje është një kushtrim që organet e drejtësisë të nisin hetimet për Metën”, nënvizoi Çela.
Meta i tmerruar nga reforma në drejtësi
Por një përgjigje për presidentin Ilir Meta e ka edhe deputetja e Partisë Socialiste, Artemis Malo. Kjo e fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zbuloi dje lojën dhe frikën që ka Ilir Meta, që sipas tij, është reforma në drejtësi, organet e reja të dala prej saj si SPAK e BKH dhe shkrirja e LSI. “Ilir Meta nuk e meriton të jetë President i Shqipërisë, pasi prej kohësh ka braktisur këtë detyrë për t’i ardhur në ndihmë LSI, në mënyrë që ta shpëtojë nga falimentimi. Meta është kthyer në një vagabond që s’ia ka askush për borxh ta durojë. Por megjithatë, Meta ka frikë nga shkrirja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe e di shumë mirë që në 25 prill qytetarët shqiptarë do t’i japin atij dhe opozitës goditjen e radhës. Kështu që i ndodhur përpara kësaj situate po sulmon me një gjuhë që edhe rrugaçët e kanë zili. Nga ana tjetër thirrjet e presidentit Meta për kaos dhe rrëzimin e qeverisë janë thirrje dëshpëruese që vijnë në një kohë kur reforma në drejtësi po avancon dhe SPAK dhe BKH janë bërë realitet. Por më shumë e shoh që Meta ndihet i frikësuar se afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do t’i japin goditjen finale partisë së tij Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila do të jetë partia më e humbur”, deklaroi Malo.
Më të lexuarat


“Gropat e zeza i thithën paratë”/ Presidenti Meta nuk gjen qetësi, lëshon paralajmërimin e rëndë për zgjedhjet e 25 prillit: Kundër mafies së...

“Pas vështirësive vjen lehtësimi”, kryeministri Rama inspekton projektin e rëndësishëm dhe jep mesazhin e fuqishëm për gjithë shqiptarët: Me orën e re policore do...(VIDEO)

Kush i nxori të dhënat personale të qytetarëve? Ministrja Spiropali flet hapur dhe zbulon strategjinë që po ndjek PS: Asnjë gjë për t’u habitur!

“Askush nuk ia ka ngarkuar këtë gjë”, Frrok Çupi nxjerr zbuluar Ilir Metën, tregon çfarë fshihet pas heshtjes së presidentit për çështjen e bujshme: Ngjitet në interesat e tij personale. Ndryshe veproi kur rrahu policët

“Po të isha unë në krye të PD-së...”, Jozefina Topalli nxjerr marrëveshjen e fshehtë të Lulzim Bashës dhe tregon çfarë do të ndodhte me Edi Ramën

Akuzat për përdorimin e të dhënave të e-Albania që shkaktoi shumë zhurmë në opinion, reagon për herë të parë Lulzim Basha: Ramën nuk ka marifet që e shpëton dhe e ndal

“Çfarë të bëjë Luli i shkretë, edhe kur nuk gënjen, bën gafa”, Romeo Kara i publikon Bashës videon që po ‘thyen’ rrjetin

"Kjo është kriminale, ta zgjidhë Prokuroria", Artan Hoxha përplaset me Arben Pëllumbin: Kush ua jep këto të dhëna?

Lulzim Basha “gjumash”? Kandidatja për deputete e PD-së i befason të gjithë me komentin: Kanë fjetur me të apo...?

“Mblidh rrypat sa nuk është vonë”, Romeo Kara ia thotë troç Albin Kurtit: Ke shkelur ligjin për partitë politike në Shqipëri!
