Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Deputetët e rinj nisin të bëjnë më shumë opozitë se PD e LSI, thërrasin Lleshajn në interpelancë për grabitjen e Rinasit

Postuar: 16/04/2019 - 07:49

Deputetët e rinj që kanë hyrë në Parlament po japin çdo ditë sinjale të qarta se janë duke krijuar një opozitë të re. Përveçse pranuan mandatet edhe veprimet e tyre ditët e fundit po tregojnë se kanë një stil ndryshe nga PD e LSI, me të cilat publiku ishte mësuar prej vitesh. Dje një grup nga deputetët e rinj, kanë dorëzuar një kërkesë për interpelancë në Kuvend, ku kërkojnë që ministri Sandër Lleshaj të japë sqarime për grabitjen në Rinas. Kjo lëvizje e tyre tregon një tjetër standard, pasi deputetët e Bashës dhe Kryemadhit shumë rrallë kërkonin interpelanca.

“I nderuar z. Kryetar, në mbështetje të nenit 97 të Rregullores së Kuvendit kërkojme interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm z. Sandër Lleshaj. Grupi i deputetëve kërkon sqarime për grabitjen e një shume të konsiderueshme valute të huaj në territorin e brendshëm të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” më datë 9 prill 2019 dhe kërkon shpjegime të detajuara mbi planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare si dhe mbi zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e rendit publik në ambientet e këtij objekti strategjik të rëndësisë së veçantë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Interpelanca do të parashtrohet nga deputeti Ralf Gjoni, ndërsa zhvillimi i saj do të bëhet nga deputeti Myslim Murrizi”, thuhet në kërkesën e firmosur nga 11 deputetë. Kjo lëvizje e tyre dëshmon qartë se në Parlament po zbatohet një standard i ri. Deri më sot PD e LSI bojkotonin seancat, votonin kundër çdo nisme qeverie dhe po ashtu Kuvendi ishte kthyer në sallë sherri e fyerjesh dhe jo në një vend ku diskutohet për të mirën e popullit. Grabitja e Rinasit është një ngjarje mjaft e rëndë dhe ka shumë përgjegjës. Por deputetët e rinj kanë hedhur një hap mjaft të rëndësishëm, pasi ministri Lleshaj tani është i detyruar të japë shpjegime para deputetëve dhe publikut mbi atë se çfarë ndodhi realisht në aeroport. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/06/2019 - 22:43

 Ish-deputeti i PD, Endri Hasa shprehet se njerëzit janë të irrituar dhe kjo është arsye që dalin në protesta.

Postuar: 15/06/2019 - 22:10

 Pas përplasjeve dhe konfrontimeve që pati me nëndrejtorin e Policisë së Shtetit, Gjovalin L

Postuar: 15/06/2019 - 21:55

Kryeministri Rama nuk ka lënë pa ironizuar kundërshtarët e tij politik, nga Monika Kryemadhi e Lu

Postuar: 15/06/2019 - 21:35

 Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një incident që ka ndodhur në vitin 2011 kur për bashkinë

Postuar: 15/06/2019 - 21:19

 Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas ironisë së Kryeministrit Rama, i cili

Postuar: 15/06/2019 - 21:09

Kreu i PD Lulzim Basha përmes një statusi në “facebook” shkruan se data 30 qershor ës

Postuar: 15/06/2019 - 21:00

Kreyministri Rama ka komentuar nga Korça marrëveshjen e 17 majit të dy viteve më parë me kryedemo