Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Deputetët kartona miratuan thellimin e krizës", Monika Kryemadhi nuk i ndahet Ramës, hedh akuzat e rënda nga Elbasani

Postuar: 22/07/2019 - 22:10

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndaluar këtë të hënë me strukturat e LSI në Elbasan. Në fjalën para mbështetësve të LSI, Kryemadhi analizoi aktivitetin e qeverisë Rama në këto 6 vite. Teksa tha se ajo nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra në 2013, kryetarja e LSI u shpreh se kjo qeveri po mbahet në 4 shtylla, mashtrimin, korrupsionin, premtimet e pambajtura dhe fasadën mediatike.

“Naftëtarët, minatorët, biznesmenët, studentët e të gjitha shtresat e shoqërisë janë prekur nga politikat mashtruese dhe korruptive të kësaj qeverie.

Katër këmëbët e kësaj qeverië janë mashtrimi, korrupsioni, premtimet e pambajtura dhe fasada mediatike. Mashtruan fermerët për uljen e çmimit të karburantit. Mashtruan studentët për tarifat vjetore. Mashtruan shqiptarët me mjekësinë falas, sot vendi ka mjekësinë më të shtrenjtë në rajon. Minatorët dhe naftëtarët u mashtruan me statusin e tyre të pazbatueshëm. U zotuan për taksa të ulëta, sot Shqiperia ka taksat më të larta në rajon, pa llogaritur taksën e korrupsionit. Premtuan konkurrencë të ndershme e kthyen ekonominë e vendit në pronë të pesë vetave. Premtuan uljen e çmimit të energjisë elektrike, kemi çmimin më të lartë në rajon. Premtuan treg të konkurrencës së lirë ku fiton më i miri, sot kemi tendera sekretë dhe prokurime të drejtpeëdrejta. Premtuan subvencione në bujqësi por paguajnë interesa tek oligarkët e PPP-ve. Premtuan hapjen e 300 mijë vendeve të punës, por larguan 500 mijë shqiptarë nga vendi. Farsa 30 qershorit ndodhi për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Seanca e fundit e kësaj legjislature u mbyll me turp. Deputetët kartona miratuan thellimin e krizës” u shpreh Kryemadhi.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 13:01

“Bankers Petroleum” nuk do paguajë gjobën e rëndë prej 104 milionë lekësh.

Postuar: 24/08/2019 - 12:25

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, i cili mori zyrtarisht detyrën pak ditë më

Postuar: 24/08/2019 - 11:41

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të mirë, sa i takon projekteve për rrugët në vend.

Postuar: 24/08/2019 - 10:21

Numri dy i qeverisë, zv.kryeministri Erion Braçe reagon ashpër pas shkrumbimit të malit të Shëngj

Postuar: 24/08/2019 - 09:21

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë shkarkuar nga puna disa punonjës në zyrën e Hipotekës.

Postuar: 24/08/2019 - 09:21

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zbritur nga Mali i Tomorrit dhe është ndalur të pushojë në