BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Politike

Deputeti Arlind Çaçani përshëndet ndryshimet kushtetuese: Hapja e listave meritë e jona, opozita parlamentare makth i treshes Rama-Basha-Meta

Deputeti Arlind Çaçani përshëndet ndryshimet

Deputeti i opozitës parlamentare, Arlind Çaçani ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat u miratuan të enjte në Kuvendin e Shqipërisë me 106 vota, ndërsa iu ka dërguar edhe një mesazh politikanëve që për 30 vjet kanë dominuar politikën shqiptare. Përmes një status në rrjetet sociale e teksa thekson se hapja e listave është meritë e opozitës së re, ligjvënësi Çaçani deklaron se opozita e re uli me këmbë në tokë treshen Rama-Basha-Meta.

 Ja postimi i plotë:

Më shumë se një vit mes rrebeshit të përbaltjes nga politika e qelbëzuar 30 vjeçare. Mes rrufeve të fejsbuksave të pa tru, që të bëjnë gjyqin, me atë dritëshkurtësi që kanë. Mes lëpirsave dhe servilave që konkurrojnë për magaziniera ndërmarrjesh. Ne ja dolëm të demokratizonim proçesin zgjedhor në Shqipëri. Ne ja dolëm të hapnim listat, duke i detyruar njëri pas tjetrit të 3 ustallarët, të përqafonin atë që kërkonim ne. Jo se ne kishim votat, por luftuam gjatë një viti pa pushim, që hapjen e listave ta kthenim në sport popullor, duke mos rreshtur për asnjë moment nga foltorja. Nga ekranet, e kudo që listat duhen hapur. Dhe me ndryshimet kushtetuese hodhëm hapin e parë dhe më të rëndësishëm për hapjen 100% të listave. Ata që dolën kundra si në Kuvend edhe jashtë tij, do i binden vullnetit të qytetarëve shqiptar, si çeçua me një këmbë, edhe pse po bejne perpjekje per te na shtremberuar ate cka kemi kerkuar dhe aritur, fjala e tyre eshte pa vlere dhe duket tmeri qe i ka zene per te dale ne fushate me emrin e tyre. Se nuk kan lene vend per emer. Dje hodhëm një hap të rëndësishëm, por misioni i Grupit Parlamentar Demokrat dhe gjithë opozitës vazhdon deri në depolitizimin e administratës zgjedhore, numërimin elektronik dhe votën e emigrantëve. Dje u hap rruga në kushtetutë, dhe kjo përfundon kur t'iu heqim hajdutëve votat nga duart. Dhe më pas u takon Shqiptarëve, t'i çojnë për skrap mbetjet dhe të ecim në rrugën e mirëqenies së qytetarëve. Të gjithë bashkë do ia dalim, misioni vazhdon, ustallarët do vijnë në Këshillin Politik dhe do i hanë kokën njëri - tjetrit, rrugën për pazare iua kemi prerë.