BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Deputeti i PD bën deklaratën e bujshme: Nëse do isha kryetar partia, Berishën do ta kisha përjashtuar që në 2013, Basha mori një vendim shumë kurajoz

Deputeti i PD bën deklaratën e bujshme: Nëse do isha kryetar

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj tha se vendimi i Lulzim Bashës për Sali Berishën ishte kurajoz dhe mjaft i përgjegjshëm, duke analizuar peshën dhe rëndësinë që marrëdhëniet me Amerikën kanë për PD dhe vendin.

Basha e mori vendimin nga frika, në shantazh e sipër apo e shikon si vendim kurajoz ose të papërgjegjshëm?

Agron Gjekmarkaj: Mendoj që është një vendim shumë kurajoz dhe i përgjegjshëm. Mos të bëhemi hipokrit, SHBA kanë një peshë shumë të madhe në politikën e brendshme shqiptare, në sovranitetin e Kosovës dhe Shqipërisë, na kanë futur në NATO. Në një farë mënyre ne jemi nën ombrellën e tyre politike.

Gjekmarkaj se Berisha i ka bërë betejat e veta dhe se nëse do të ishte ai kryetar i PD, Berisha do të ishte larguar që në 2013-ën.

“Berisha i ka bërë betejat e veta, mund të largohej në 2013, 2017, u largua por s’u largua. Basha tha se u akuzova që nuk e vrava babain tim politik, por s’kam ndërmend ta vras, në një farë mënyre, unë nuk mendoj që Basha do ta kishte bërë këtë divorc me Sali Berishën, për vetë faktin nga mirënjohja, nga konsiderata, shumë rrethana të tjera, por ndodhi diçka që është me e madhe se vendimet e Bashës dhe Berishës, që është ndërhyrja e SHBA. Kanë arsyet e veta që në nuk i dimë, sado që mua më është dukur një vendim i padrejtë, një paradoks, sado që unë e konsideroj Berishën një lider pro amerikan, përsëri kjo ka ndodhur dhe kur kjo ndodh ti nuk bën dot sikur kjo gjë nuk ekziston.
Lulzim Basha është detyruar ta marrë parasysh këtë realitet dhe të veprojë në bazë të rrethanave të reja.

Unë kam një natyrë tjetër nga Lulzim Basha, unë do ta kisha marrë këtë vendim që në 2013, sepse të gjitha shoqëritë, po ajo shqiptare më shumë se sa të tjera, liderin e do lider, se Basha ka qenë gjithmonë i dubluar nga hija e Berishës, për mirë apo për keq.

Por që e shoh të jetë ai vetvetja, në sensin që është ai që e ka këtë borën mbi qafë, atë të liderit. Dhe kryetarin do ta gjykojmë 100 si kryetar të vërtet dhe real për meritat apo për gabimet e tij nesër”, tha ai.

Më të lexuarat