Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Deputeti i LSI hedh akuza të forta: Zjarrvënësit nuk kapen nga policia, se kanë lidhje me deputetët

Postuar: 12/08/2017 - 19:31

Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka reaguar për situatën e zjarreve me anë të një statusi në Facebook.

Tavo hedh akuza të forta ndaj policisë dhe deputetëve të mazhorancës. Sipas Tavos, disa zjarrëvënës ose nuk ndalohen, ose lirohen shpejt për shkak të lidhjeve që kanë me deputetë të zonës nga radhët e mazhorancës.

Statusi i plotë

Mbështetje dhe solidarizim për të gjithë banorët e Dropullit të cilët kanë kaluar ditë të vështira dhe të rrezikshme për shkak të vatrave të zjarrit.

Mirënjohje për punën e vështirë të zjarrfikësve të bashkisë Gjirokastër, strukturave të bashkisë Dropull, forcave të armatosura dhe pilotëve që ndihmuan në shuarjen e zjarreve.

I bëj apel organeve shtetërore ligjzbatuese të marrin masa për ndalimin e personave të cilët po ndezin vatra zjarri në Dropull dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.

Kam qenë gjatë të gjithë kohës i informuar dhe në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e pushtetit vendor, të gjithë së bashku të përqendruar në shuarjen sa më të shpejtë të vatrave të zjarrit që po rrezikojnë jetën e banorëve. Por tani më duhet të bëj një apel public sepse po shohim që sapo shuhet një vatër zjarri ndizet një tjetër dhe kjo hedh dyshime për akte të qëllimshme të cilat duhet të ndalohen menjëherë dhe të dënohen.

Për më tepër jam i informuar që disa zjarrvënës nuk ndalohen për shkak të lidhjeve me deputetë të qarkut, dhe në rastet kur ndalohen nga policia e shtetit lërohen menjëherë përmes influencës së këtyre deputetëve të mazhorancës.

Të luftosh me zjarrin është një akt heroik, por të ndezësh vatra zjarri të reja e të rrezikosh shtëpitë dhe jetën e qytetarëve është akt tradhëtie ndaj vendit dhe komunitetit, ndaj i bëj apel organeve ligjzbatuese të ndalojnë e venë përpara drejtësisë cilindo që tenton të rrezikojë jetën, shtëpinë, tokat dhe pronat e çdo qytetari në Dropull dhe mbarë qarkun e Gjirokastrës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2017 - 18:15

Të shtunën më datë 26 gusht do të mbahet një takim joformal mes kryeministrave të Ballkanit perëndimor.

Postuar: 22/08/2017 - 17:58

Partia ZGJIDHJA, e drejtuar nga Koço Kokëdhima në një postim në “Facebook” deklaroi se thirrja e autoriteteve holandeze për ndërprerjen e lëvizjes së lirë për shteta

Postuar: 22/08/2017 - 15:36

Burime nga selia e Kryeministrisë tregojnë se është përfunduar struktura e qeverisë së re, e cila mesa duket do të ketë disa bashkime të ministrive aktuale.

Postuar: 22/08/2017 - 14:07

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, zonja Mimi Kodheli, zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral brigade Dedë Prenga si dhe përfaqësues të lartë

Postuar: 22/08/2017 - 13:55

Në një takim zhvilluar me drejtorët vendorë të Policisë, shefat e Komisariateve dhe të stacioneve policore, si dhe me drejtorët rajonalë të kufirit dhe migracionit, drejtori i p

Postuar: 22/08/2017 - 13:39

Partia Socialiste do të mbledhë të dielën, më 27 gusht, Asamblenë Kombëtare, organi i dytë më i lartë vendimmarrës mes dy kongreseve.