Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Deputeti i LSI-së: Arta Markut i ka ardhur koha të përballet me përgjegjësinë!

Postuar: 14/09/2018 - 14:01

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar publikisht për heshtjen e Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku sa i përket çështjes së vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj.Vasili në reagimin e tij në Facebook shprehet se Arta Marku është kthyer në mburojë e Edi Ramës, ndërsa shton se “koha për t’u përballur me këtë përgjegjësi ka ardhur për kryeprokuroren”.

 
Reagimi i Petrit Vasilit:
Arta Marku mburoje e kryeministrit te paditur,kjo eshte zgjyrë dhe jo drejtesi.
Qe ne 11 korrik kryeministri eshte i paditur ne prokurori sepse mashtroi publikisht popullin shqiptar lidhur me audiopergjimin e vellait te ministrit te brendeshem kur ai vete perpara grupit parlamentar te PS deklaroi publikisht:
 
“Kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore nga një prej laboratorëve më të mirë në botë. Ajo provë më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi përpara një prove kompromentuese ndaj ministrit. Jemi përpara një materiali jo autotenik që synon destabilizimin”.
 
Në zbatim të ligjit PD dhe LSI iu drejtuan Prokurorisë që të hapë hetim penal ndaj kryeministrit, ndaj Edi Ramës, për pengim të së vërtetës, për fshehje të së vërtetës, duke mos dorëzuar provën në fjalë, ekpertimin që ai ka bërë në një periudhë aq të shkurtër në një nga laboratorët më të mirë të botës.
Duke mos e bërë publike, Kryeministri jo vetëm ka manipuluar opinionin publik, por po pengon zbardhjen e së vërtetës.
Arta Marku s’ka bere asgje deri me sot duke u kthyer ne mburoje per Kryeministrin fajtor.
Kjo nuk eshte drejtesi.
Kete drejtesi qe vjen ere nuk e beson njeri.
Prandaj kryeprokurorja u zgjodh me 69 vota kundra kushtetutes dhe ligjit per te mbrojtur me cdo mjet e me cdo kusht ata qe e zgjodhen.
Turp.
Fajin e kryeministrit e kupton cdo shqiptar, kryeprokurorja po rendon keqas veten me kete kompromentim te hapur publik ne mbrojtje te kryeministrit.
Sigurisht koha per tu perballur me kete pergjegjesi ka ardhur edhe per kryeprokuroren…

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 22:13

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje ngjarjen e rëndë, ku u gjet i vdekur Shkelzen Qordja, shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Postuar: 19/09/2018 - 22:01

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se nëse opozita del në rrugë për të protestuar

Postuar: 19/09/2018 - 21:35

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shprehet pro ngritjes së një komisioni për të hetuar atë që e

Postuar: 19/09/2018 - 20:56

Artan Hoxha ka komentuar masakrën e Lushnjes,  ku u vra Zamir Latift dhe Jurgen Hoxha.

Postuar: 19/09/2018 - 20:50

Në emisionin ‘FAKT’ kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar se pse Shpëtim Idr

Postuar: 19/09/2018 - 20:16

Pas takimit me artistët për çështjen e Teatrit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka da

Postuar: 19/09/2018 - 19:52

Zv/Kryeministrja Senida Mesi priti sot në një takim Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së