Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Deputeti i PD: Ju tregoj pse Rama dhe Bushati nuk flasin për grupin kriminal të Bajrave

Postuar: 23/09/2018 - 16:37

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, të tregojë se çfarë e lidh atë me grupin kriminal të Bajrave në Shkodër.

Salianji shprehet se sot Rama dhe Bushati janë mekur dhe nuk mund t’iu përgjigjen pyetjeve të bëra nga Partia Demokratike, pasi ata dhe Bajrat kanë bashkëpunuar në zgjedhjet e kaluara.

Deklarata e plotë e Salianjit:

Bushati nuk iu përgjigj 5 pyetjeve që i adresoi Partia Demokratike dje.

Bushati dhe Rama janë mekur sepse:

– Bushati me porosi të Ramës i ka takuar me dhjetëra herë para fushatës, gjatë fushatës dhe pas saj për t’i kthyer shërbimet grupit të Bajrajve, me emërime, tendera dhe vendosjen e shtetit në shërbim të tyre.

– Gjatë zgjedhjeve, grupi Bajraj është përdorur për të kërcënuar dhe intimiduar votuesit e opozitës.

– Rama i ka kërkuar grupit Bajraj, nëpërmjet Ditmir Bushatit, që të shtojnë numrin e deputetëve të PS në Qarkun Shkodër sipas “mënyrës së tyre” dhe në këmbim iu ka ofruar garanci për të drejtuar ata gjithë interesat në Shkodër.

– Bushati iu ka dërguar falenderimet në emër të Ramës pas zgjedhjeve elektorale.

–  Komunikimi  me Bajrajt është i shpeshtë dhe komunikimi i fundit me ta është gjatë muajve të fundit.

Shumë prej qeveritarëve dhe deputetëve të Ramës kanë rënë në rrjetën e përgjimeve të partnerëve. Prandaj Edi Rama nuk e pranon vetingun në politikë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 23:55

Ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke folur për protestën e nesërme është shprehu se opozita bën gjithmonë të njëjtë gjë, por pa rezultat.

Postuar: 15/02/2019 - 22:56

Kur kanë mbetur edhe disa orë nga protesta e opozitës ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 15/02/2019 - 22:08

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj thotë se kupa është mbushur dhe protesta e ditës së nesërme është

Postuar: 15/02/2019 - 21:45

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla shprehet se populli e njeh shumë mirë se kush është

Postuar: 15/02/2019 - 21:01

Opozita e bashkuar ka thirrur qytetarët në protestën e së shtunës (16 shkurt), në atë që e quan

Postuar: 15/02/2019 - 20:34

Vetëm pak orë përpara protestës së opozitës në Tiranë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi jep

Postuar: 15/02/2019 - 20:32

Ish-zv.minsitri i qeverisë së Edi Ramës, Taulant Muka deklaron se  ai nëse do të ishte në